Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

234 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bild jep alarmin – Merkato Inter, ja kush eshte klubi favorit ne kete moment per Timo Werner

Bild jep alarmin – Merkato Inter, ja kush eshte klubi favorit ne kete moment per Timo Werner
Inter Club Staff

Timo Werner ka qene nje nga emrat me te perfolur per te zevendesuar Lautaro Martinez tek Interi keto kohe.

Nderkohe qe sulmuesi gjerman kishte deklaruar se nuk preferon nje kalim tek Bayern Munich, por deshiron te shkoje jashte Gjermanise, te shumta kane qene lajmet rreth te ardhmes se tij.

Gjithesesi per te konkurenca eshte shume e larte – e te kujtojme qe ai ka shenuar vetem 4 gola me pak se Lewandowski ne Bundeslige – dhe pas tij jane vene klubet me te medha europiane.

Sipas nje nga gazetave me te rendesishme ne gjermani, Bild, pas lojtarit eshte pervec Interit edhe Manchester United dhe Chelsea, klube qe kane kontaktuar edhe agjentin e lojtarit.

Gjithesesi ato me sa duket nuk jane te vetmet ne Premier League qe interesohen per te, sepse 24 vjecari me sa duket ne kete moment po pret nje oferte nga nje klub qe do te shkonte me shume deshire: Liverpool.

Jane pikerisht Reds, sipas te perditshmes gjermane, favoritet me te medhenj ne garen per lojtarin.

E perditshmja siguron gjithashtu se Klopp deshiron madje qe ta takoje lojtarin personalisht per te folur per te ardhmen e tij po pandemia ka bllokuar takimin e tyre.

Kontrata e Werner skadon ne 2023 dhe ka nje klauzole largimi qe mund te paguhet vetem deri ne 15 qershor dhe qe ka vleren 50 milione euro.

Nderkohe Interi ne krahasim me Liverpool ka nje disavantazh te madh: ne fillim zikalterit duhet te shesin Lautaro Martinez qe te hidhen ne sulm per te sepse ai shihet vetem si zevendesuesi i argjentinasit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.