Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,662 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Blerjen e Vidal e zbulon ‘padashje’ dyqani zyrtar i Interit online, ‘InterStore’: ja cfare ka ndodhur sot

Blerjen e Vidal e zbulon ‘padashje’ dyqani zyrtar i Interit online, ‘InterStore’: ja cfare ka ndodhur sot
Inter Club Staff

Lajmet e para per transferimin e Arturo Vidal tek Interi kane filluar ne fundjave.

Gjithesesi, konfirmimi i pare qe Bayern kishte dhene driten jeshile per operacionin e dha dje Gianluca Di Marzio e me pas te gjithe me radhe: Sky Sport, FcInterNews dhe sot gazetat me te medha italiane si Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport dhe Tuttosport.

Por pas konfirmimeve te dites se sotme, ja ku vjen edhe nje ‘konfirmim’ edhe nga dyqani zyrtar i Interit online, ‘InterStore’.

Sipas asaj qe tregon FcInterNews, Arturo Vidal mund ta kete mbyllur totalisht transferimin tek Interi dhe tek zikalterit do te mbaje numrin 23 mbi shpine ne eksperiencen e tij te re ne Itali.

Ashtu si tregon media e njohur zikalter, ne dyqanin online te Interit Joao Miranda eshte rikthyer te veshe numrin 25: disa dite me pare vihej re se braziliani kishte zgjedhur per sezonin e ri numrin 23 ne fanellen e tij, por sot, numri i bluzes pas shpines se Mirandes eshte rikthyer te jete perseri 25.

Kujtojme se numri 23 eshte shume i shtrenjte per Arturo Vidal dhe e ka mbajtur edhe ne 3 vitet e tij ne Itali.

Ky ka qene postimi i Interit nderkohe ku lajmeronte numrat e fanellave te lojtareve te rinj si dhe ndryshimet e lojtareve qe ishin ne skuader: 

Nderkohe ky eshte numri qe mund te zgjidhet tek dyqani zyrtar i klubit online nese zgjidhet bluza e Mirandes: 

Natyrisht qe ky lajm nuk mund te konfirmoje gjithcka, por nje e dhene eshte si per te treguar se zikalterit i kane rezervuar edhe numrin pas shpine lojtarit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.