Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

828 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Bologna-Inter: Campagnaro shtrengon dhembet, Taider me shume se Kovacic

Shqyrtim Bologna-Inter: Campagnaro shtrengon dhembet, Taider me shume se Kovacic
Andi Prifti

Pas rreth dy muajsh mungese, ja ku rikthehet Hugo Campagnaro. Argjentinasi mund te apelin ne fushe qe ka 26 shtatori i shkuar (Inter 2-1 Fiorentina), por dhe ne Cagliari-Inter ai ishte ne pankine si nje siguri me shume. Hugo nuk eshte ne formen me te mire, por duke konsideruar mungesat e Ranocchia (i skualifikuar) dhe Samuel, Mazzarri duhet te rrezikoje. Edhe pse Andreolli nuk eshte shume mire dhe ne Bologna duhen marre ato pike te renda per zonen Champions.

TAKTIKA – E zakonshmja 3-5-1-1 per teknikun zikalter, i cili eshte mbeshtetur tek ata qe kane treguar siguri. Bashke me Campagnaro, ne mbrojtje do jene Rolando dhe Juan Jesus. Ne mesfushe, me Cambiasson e palevizshem, do jene Alvarez dhe Saphir Taider, me Kovacic qe do qendroje akoma ne pankine. Syte tek ndonje surprize. Nga ana tjeter eshte dhe Zanetti qe ka luajtur pak minuta kunder Livornos perpara se te behej pushimi. Ne sulm, Guarin ne mbeshtetje te Palacio.

KUNDERSHTARET – Stefano Pioli ka rigjetur Natali dhe nje rekuperim fondamental per mbrojtjen, e privuar nga Cherubin dhe Manotvani. Pavaresisht formes jo te mire, qendrori duhet ta nise ndeshjen nga fillimi, me Krhin qe ne mesfushe do luaje perkrah Pazienza-s. Vetem pankine per Diego Perez, i kthyer nga Uruguaj te premten bashke me zikaltrin Alvaro Pereira.

RREZIQET – Alessandro Diamanti eshte njeriu me shume i kesaj Bologne, edhe pse nuk e ka nisur mire kete sezon. Syte dhe tek Kone, i afte per gol te çmendur. Per rolin e sulmuesit kryesor, Cristaldo eshte favorit mbi Bianchi. Kujdes dhe tek faullet, si per trajektoren e Diamantit, dhe per gjatesine e lojtareve te Bologna.

KU DUHET TE GODASIM – Me 24 gola te pesuar, mbrojtja e Bologna eshte e dyta me e dobeta ne Serie A. Me keq ka bere vetem Sassuolo me 28. Eshte e dukshme qe skuadra e Piolit i vuan shume kundersulmet e kundershtareve, e kufizuar dhe nga disa demtime qe ja veshtiresojne punen trajnerit. Nje linje treshe e forte fizikisht, por e kalueshme me shpejtesi: momenti i duhur per Palacio, Alvarez dhe dy anesoret Jonathan dhe Nagatomo.

SYTE TEK…- Campagnaro. Ai po kthehet si titullar pas dy muajsh dhe duhet te jape nje prove gatishmerie, duke pare emergjencen ne mbrojtje. Pas ngaterreses me Federaten Argjentinase, tani ka ardhur momenti per te shkelqyer me bluzen zikalter. Ne Bologna, kunder nje kundershtari qe kerkon pike, nuk do jete nje ndeshje e thjeshte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.