Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,230 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti flet me zemer te hapur: “Scudetto, Milan, Napoli, Perisic dhe Dybala: ja cfare mendoj. Do kisha…”

Moratti flet me zemer te hapur: “Scudetto, Milan, Napoli, Perisic dhe Dybala: ja cfare mendoj. Do kisha…”
Inter Club Staff

Massimo Moratti ka qene prezent mengjesin e dites se sotme ne Radio Anch’io Lo Sport.

Nderkohe, me poshte eshte intervista e plote e Presidentit legjendar te Interit:

Ndeshjet duhet te luhen ne te njejten kohe?

“Jam dakord. Do te ishte me interesante nese do te luheshin te gjitha ne te njejtin orar.”

Inter eshte virtualisht ne komande.

“Eshte keshtu, numrat thone kete. Por eshte nje kampionat qe cdo te diele nxjer ne pah dicka te re dhe ndryshojne edhe projeksionet.”

“Me duket sikur Interi ka hedhur hapat e pare te mire duke luajtur edhe bukur.”

Dybala apo Lukaku?

“Dybala e konsideroj aq te forte sa do e merrja gjithmone. Varet gjithsesi nga sulmi yne. Mendoj se do e te kishim nevoje epr te.”

“Nese jo Lukaku, nje rezerve duhet te marrim patjeter. Ose edhe nje titullar, pse jo.”

Situata e futbollit?

“Situata eshte vendosur ne veshitersi nga pandemia. Ka qene njesoj, por tani ka ardhur edhe lufta nga ana tjeter.”

“Vlen jo vetem per futbollin, por ky sport mund te jete nje mjet per te hequr mendjen dhe prandaj duhet ta ruajme me sa kemi mundesi.”

Lautaro ne veshtiresi.

“Nuk e di pse, por ai premton shume. Prej dy-tre vitesh mendohet se mund te jete stabel dhe i forte. Por nuk ka ndodhur akoma.”

“Nuk e di pse nuk luan ne menyre konstante sepse ka klas, eshte i gjalle ne loje, ka kurajo si lojtar. Nuk i mungon.”

“Dzeko me mire pa te? Correa nuk eshte nje lojtar i keq. Eshte inteligjent dhe vendos Dzeko ne mundesi me te mira shenimi.”

“Dzeko eshte nje tjeter kampion i madh. Nese kthehet ne kembe edhe ai jane histori te tjera. Ajo qe kerkojme neve eshte vazhdimesi. Mungojne pak ndeshje dhe duhet te japim gjithcka.”

Juventusi eshte ende ne gare?

“Juventusi per fat te keq nuk eshte jashte gare akoma. Ne nje menyre apo ne nje tjeter, ata arrijne te fitojne.”

“Mungojne pak te diela deri ne fund por duhet te kemi kujdes sepse ata afrohen pa u ndjere.”

San Siro.

“Te futesh ne keto diskutime nuk eshte gjeja me e shendetshme. Dukej sikur cdo gje ishte e qete, por pastaj kane dale probleme.”

“Sesto San Giovanni eshte nje zone super per te bere nje stadium, por sa keq te dalesh jashte Milanos.”

“Une insistoj te fakti se San Siro eshte aq shume i bukur sa gjithe kjo nevoje per ta hedhur ne toke nuk ekziston.”

“Mbase ka nje nevoje ekonomike, e dine ata. Me pak e dime ne. Por te mbash nje monument ne kembe si San Siro nuk ka vlere.”

“Por ne duhet ta mbajme te gjalle kete monument. Kur nje tifoz futet ne San Siro eshte nje ndjesi unike. Te gjithe e dime. Duhet ta ruajme.”

Ceshtja e plusvalencave.

“Nuk e njoh shume mire si ceshtje. Nuk mendoj se do te perfundoje me drame, do te kete disa gjoba dhe leksioni do te mesohet.”

“Imagjinoj se drejtuesit e dine se per cfare behet fjale. Futbolli ka kosto dhe duhet te mos shpiken praktika te prishura per te ulur kostot.”

Fanellat e reja.

“Designer jane aty pikerisht per te zbuluar dicka por ajo qe zgjedh eshte klubi. Nuk eshte sponsori.”

“Ne fund, duke dhene nje indikacion, fanellen e ben si ke deshire ti. Nuk duhet dhene shume faj per designerat.”

“Jane klubet ato qe duan gjera te reja per te shitur. Zakonisht, ne kohen time, fantazia perdorej per fanellen e dyte, jo te paren, e cila ishte kryesisht me tradicionale.”

“Duhet pasur kujdes me djemte tani. Mezi i shohin 90 minuta loje disa, e nese ti i heq edhe pika referimi si fanellat… Nuk e di. E kaluara nuk duhet vetem per nostalgji, por edhe per te forcuar te ardhmen.”

Mourinho.

“Ndonjehere e degjoj Mourinhon dhe eshte gjithmone shume i gjalle. I dashur. Nje mik ashtu si e kisha lene.”

“Mbase edhe me shume. I uroj shuem fat por ne mes eshte Interi dhe nuk di cfare ti them.”

A e ndjen qe Scudetto eshte afer?

“Mungojne kaq shume pak jave sa ndjesia eshte se nuk duhet gabuar me asgje. Mua me fusin gjithmone friken ndeshjet e lehta.”

“Jane ato ku humben dhe ku fitohen kampionatet. Duhet te qendrosh i perqendruar. Per shans preferoj te mos them asgje.”

Perisic per tu rinovuar?

“Po. E kuptoj qe mbase drejtuesve mund te mos i pelqeje nje mendim i tille, por duhet te rinovoje sa me shpejt.”

Napoli?

“Ishte shprehur shume mire. Por ne Napoli situata si ato ndaj Firoentines kane ndodhur edhe here te tjera edhe pse eshte luajtur mire. Prisja dicka me shume, mendoja se do te mbanin hapin e Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.