Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

210 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bonucci leshon kunja per Interin: “Ja pse e fituan vitin e kaluar Scudetton. E gjitha ndodhi per fajin…”

Bonucci leshon kunja per Interin: “Ja pse e fituan vitin e kaluar Scudetton. E gjitha ndodhi per fajin…”
Inter Club Staff

Leonardo Bonucci duket se ende nuk ka gjetur paqe per sezonin e kaluar kur Interi u shpall Kampione e Italise.

Ai ka folur diten e sotme per mikrofonat e Prime Video dhe ka treguar me te vertete mungese respekti ne drejtim te zikalterve.

Lojtari i Juventusit dhe i Kombetares se Italise nuk i ka njohur meritat Interit per fitimin e kampionatit por e ka dretjuar gishtin diku tjeter.

Ai ka folur ne kete interviste edhe per Cristiano Ronaldon, per Conten por fjalet e tij per zikalterit kane bere me shume buje se te tjerat:

“Vitin e kaluar Juventusi edhe pse fitoi dy tituj, nuk e arriti dot objektivin e saj me te madh qe kishte ne fillim te sezoni.”

“Ne nuk e fituam dot Scudetton. Por kete kampionat e fitoi Interi me shume per mungesen e meritave tona, se sa per meritat e veta.”

“Ishte nje kampionat qe e humi Juventusi”, eshte shprehur ai nder te tjera ne intervisten e tij te shkurter.

Me sa duket Bonucci e ka harruar shpejt intervisten e Chiellinit pas Inter-Juventus 2-0 ku shoku i tij i skuadres tha se “Interi ishte dominant ne cdo cep te fushes dhe ndeshja nuk kishte asnje histori”. Por ai ka harruar gjithashtu edhe ndeshjen e kthimit te cilen e fitoi Juventusi fale nje skandali te vertete me penalltine e Cuadrados. 

Nder te tjera ai harron gjithashtu se sezonin e shkuar e mbylli 13 pike poshte Interit dhe luan ne Champions League kete sezon vetem sepse Napoli nuk fitoi dot ndeshjen e saj te fundit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.