Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

243 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY – Inzaghi vendos gjithcka: Ja formacioni titullar ndaj Sheriff!

E FUNDIT NGA SKY – Inzaghi vendos gjithcka: Ja formacioni titullar ndaj Sheriff!
Inter Club Staff

Cdo moment qe po kalon po i rrit akoma edhe me shume emocionet ne kampin zikalter per sa i perket ndeshjes se sotme.

Interi do te perballet ne San Siro me nje stadium te mbushur plot e per plot me kryesuesit e grupit, Sheriffin e Tiraspolit.

Vetem pak ore me pare eshte marre vesh edhe lajmi se ne kete ndeshje do te mungoje Hakan Calhanoglu, i cili eshte demtuar dhe ka mbetur jashte listes se grumbulluarve.

Per kete arsye, Simone Inzaghi me sa duket eshte detyruar qe te besoje per kete ndeshje te Arturo Vidal. Por surprizat nuk mbarojne me kaq.

“Arturo Vidal ne mesin e fushes ne vendin e Hakan Calhanoglu. Kjo eshte vetem gjeja e pare e re per kete ndeshje.”

“Por me sa duket edhe Alessandro Bastoni do e nise nga stoli sepse ne vendin e tij do te luaje Federico Dimarco.”

“Inzaghi deshiron nje fitore me cdo kusht dhe nuk deshiron aspak qe te nise nje ndeshje ne mbrojtje. Ai deshiron te sulmoje qe ne fillim, dicka qe Dimarco e ben shume mire e ai mund te jete njeriu me shume i zikalterve ne krahun e majte ku do te luaje bashke me Perisic.”

“Ne te djathte do te luaje Denzel Dumfries nderkohe dhe perpara Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez do te drejtojne sulmin.”

“Formacioni i Interit do te jete ky: (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.