Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

295 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bookies – A e dini sa e ka koeficentin Lautaro per tu shpallur kryegolashenues? “Plot…”

Bookies – A e dini sa e ka koeficentin Lautaro per tu shpallur kryegolashenues? “Plot…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, Bookies kane zbuluar edhe koeficentet e golashenuesve te mundshem ne Itali dhe nder ta eshte edhe Lautaro Martinez.

Nderkohe, Dusan Vlahovic qe nuk ka shenuar dot ndaj Verones, me 16 golat e tij te shenuar deri me tani, qendron ne krye te ketij klasifikimi te vecante.

Sipas asaj qe thone ekspertet e SNAI ne Itali, bomberi i Fiorentines eshte favoriti numer nje per te fituar ne fund.

Ai shihet si lojtari me i mundshem per tu shpallur kryegolashenues ne Serie A me nje koeficent vetem 1,75.

Nderkohe, i dyti ne kete liste eshte Ciro Immobile, qe ne turin e fundit nuk ka luajtur fare: ai kuotohet me koeficentin 3,50. Goxha larg nga Vlahovic.

Me pas, vjen sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i cili ndaj Torinos ndali shenimin e golave pas kater ndeshjeve rresht.

Ai kuotohet me koeficentin 6,50, qe eshte nje koeficent goxha i larte. Pas tij vjen Giovanni Simeone, i cili po kalon nje moment te arte me Veronen dhe kuotohet me 10.

Me pas, Duvan Zapata vjen i pesti ne liste, me nje koeficent 15, por ai eshte demtuar ne ndeshjen e fundit me Genoan dhe do te mungoje disa kohe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.