Bremer nuk ndalet: “Po, kam folur me disa skuadra te tjera, por Juventusi ka qene skuadra qe me ka…”
Ai doli ne menyre surprize si nje Juventin i thekur, edhe pse kishte muaj te tera qe negocionte me Interin per nje kalim ne merkato.
Po flasim per Gleison Bremer qe edhe njehere tjeter ka folur per kalimin e tij ne Torino dhe per mungesen e kalimit ne Milano.
Keto kane qene fjalet e tij: “Kam folur vetem me prokuratorin tim, me asnje tjeter. Por kur erdhi momenti, folem me disa klube”.
“Une i degjova te gjithe dhe per hir te vertetes, skuadra e Juventusit ka qene skuadra qe me ka bindur me shume”.
“Pse me ka bindur? Se Juventusi eshte skuadra qe ka fituar me shume ne vitete e fundit, ishte e drejte te vija ketu”.
“Ishte zgjedhja ime. Tifozet e Torinos e kane marre keq, por tifozeve te Torinos i kerkoj te me thone dicka”.
“A do te kishin marre ata vendimin me te mire per femijet e tyre nese do te ishte momenti per te zgjedhur?”
“Prandaj, une per kete e bera. Se ishte mundesia me e mire per mua. E dime shume mire si jane tifozet, por kjo eshte detyra dhe puna ime. Une nuk kam thene kurre se nuk do te shkoja te Juventusi”.