Bremer thyen qetesine dhe vendos te flase: “E ardhmja? Ja cfare po ndodh. Ja kam bere te qarte…”
Gleison Bremer ka folur direkt nga Brazili ne Flow Sport Club, nje transmetim qe drejtohet nga nje ish-lojtar, Ze Roberto.
Ai ka thyer qetesine keshtu dhe ka folur per here te pare ne kete periudhe per te ardhmen e tij qe po duket e paqarte.
“Ku do te luaj kete sezon? Po flas me agjentin tim dhe per momentin nuk ka asgje te vendosur, asgje finale.”
“Ne po flasim. Nuk e di nese do te qendroj ne Itali apo do te shkoj jashte. Une i kam bere te qarte agjentit tim se dua te luaj ne Champions League kete sezon.”
“Kjo eshte dicka shume e rendesishme per mua qe te bej nje hap tjeter te rendesishem ne karrieren time dhe te rritem.”
Nderkohe, per lojtarin eshte edhe mundesia qe te luaje me Kombetaren e Italise, por ai nuk e zgjat shume kete histori.
“Gruaja ime ka disa familjare te saj italiane dhe do te naturalizohet. Automatiisht do te behem edhe une i tille.”
“Endrra ime gjithesesi eshte te grumbullohem nga Brazili. Ne Itali gjithesesi kam bere nje karriere solide dhe kjo mundesi eshte e hapur, te shohim.”