Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

479 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Brozovic, nga Kroacia zbulohet cfare ai i ka thene shokeve per Conten: “Do te beje gjithcka qe…”

Brozovic, nga Kroacia zbulohet cfare ai i ka thene shokeve per Conten: “Do te beje gjithcka qe…”
Inter Club Staff

Gjate merkatos se kaluar, Marcelo Brozovic ka qene nje nga lojtaret ne krye te listes se largimeve tek Interi.

Por ne fund nuk ka ndodhur asnje shitje, dhe Contes i eshte dashur te mbaje ne skuader edhe kroatin qe vitin e kaluar ka qene i pazevendesueshem per Interin.

Tani do te jete radha e Brozovic te rifitoje zemren e Contes, dicka qe e ka bere ne te kaluaren edhe me tranjere te tjere qe e kane pasur ne listen e largimeve.

“E veshtire te mendosh se kroati eshte bere si karkalecat, pra qe te kete bere vete hapa pas. Eshte me e mundur qe gjate nje periudhe te gjate kohore, Conte mund te kete dale ne perfundimin se ai nuk eshte thelbesor per projektin Inter.”

“Por Brozovic nuk eshte aspak dakort. Sipas asaj qe ai i ka konfirmuar shokeve te tij ne kombetare dhe jo vetem (keshtu raportojne mediat ne kroaci), Brozovic do te tentoje gjithcka per te bindur Conten per te kunderten,”

“Ai i ka thene atyre se do te beje gjithcka qe te zere perseri nje vend titullari sepse perpara eshte edhe nje Europian qe e pret ate me Kroacine.”

“Nese nuk do te luaje me Interin, ne rrezik mund te jete edhe formacioni ne kombetare. Prandaj nga ketu ai do te motivohet jo pak.”

“Pastaj, per sa i perket fushes, ai ka qene gjithmone nje nga ata qe kane vrapuar me shume per kete skuader. Por normalisht, me ardhjen e mesfushoreve te tjere, minutat per te mund te ulen.”

“Keshtu qe do i takoje atij te fitoje ato minuta duke filluar gjithcka nga zero dhe duke tentuar te binde Conten per te kunderten”, shkruan Calciomercato.com.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.