Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

745 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello ben nje krahasim te pamundur: “Haaland? Me kujton nje ish-lojtar te Interit: pikerisht ate…”

Capello ben nje krahasim te pamundur: “Haaland? Me kujton nje ish-lojtar te Interit: pikerisht ate…”
Inter Club Staff

I ftuar ne studiot e Sky Sport Italia ka qene diten e djeshme per te komentuar Champions League ish-tranjeri shume i njohur, Fabio Capello.

Ai ka folur per Erling Haaland, nje nga talentet me te medhenj te Europes, dhe e ka krahasuar ate me nje ish-lojtar legjendar te Interit.

Lojtari vete ka qene autor i nje dopiete ne suksesin e Borussia Dortmund ndaj Sevillas me rezultatin 3-2.

“Kur ka dale ne pah per here te pare, mua ky lojtar nuk eshte se me bindi shume. I shikoja shume defektet qe kishte.”

“Por jo, tani ne fakt i shoh te gjitha te mirat qe ai ka. E per hir te vertetes, ky djalosh te mirat i ka me shumice.”

“Une shoh qe shume e krahasojne me Christian Vieri, nje ish-lojtar te Interit, por mendoj se nuk mund te krahasohet dot me te.”

“Kjo sepse Vieri nuk e ka pasur shpejtesine qe Haaland ka dhe qe e ben ate te papermbajtshem perpara cdo situate.”

“Une e krahasoj me shume me Ronaldo ‘Fenomenin’ kur ishte tek Interi, me duket sikur ben te njejtat gjera qe bente ai, me ritem dhe shpejtsi, por vetem se ish-lojtari i Interit kishte me shume klas dhe kualitet ne krahasim me norvegjezin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.