Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

202 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – A e dini kur ka qene hera e fundit qe nje italian ka shenuar per Interin me goditje denimi?

SPECIALE – A e dini kur ka qene hera e fundit qe nje italian ka shenuar per Interin me goditje denimi?
Inter Club Staff

Federico Dimarco me te vertete qe sot ka shenuar nje nga golat me te bukur ne karrieren e tij me fanellen e Interit.

Por ky gol mund te konsiderohet edhe si nje nga golat me te bukur i shenuar tek Interi edhe koherat e fundit duke pare menyren e ekzekutimit, shpejtesine dhe saktesine e topit.

Federico Dimarco keshtu ka arritur te shenoje nje gol me Interin ne moshen 24 vjecare, pas shume eksperiencash i huazuar por ashtu si tha edhe ai vete, e gjitha kjo ka qene nje enderr.

Nderkohe, OPTA ka tentuar te rikthehet shume prapa ne kohe dhe ka zbuluar se kur ka qene hera e fundit qe nje lojtar italian ka shenuar direkt nga goditja e denimit per Interin.

Me sa duket do te duhet te rikthehemi vite e vite mbrapa:

OPTA ne profilin e saj zyrtar ka shtruar pyetjen te ciles me pas i ka dhene po vete pergjigje: ”

A e dini kur ka qene hera e fundit qe nje italian ka shenuar per Interin me goditje denimi?”

“Mos u mendoni gjate: italiani i fundit qe ka shenuar direkt nga goditja e denimit per Interin ka qene Mario Balotelli, ne shkurtin e 2009 ne nje ndeshje ndaj Bolognes. Me shume se 10 vite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.