Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

388 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello i habit te gjithe: “Gara per Scudetto? Eshte e ekzagjeruar te thuash sot se Interi na qenka…”

Capello i habit te gjithe: “Gara per Scudetto? Eshte e ekzagjeruar te thuash sot se Interi na qenka…”
Inter Club Staff

“Nuk mund te mendojme te jemi modern duke luajtur futbollin e Guardioles te 15 viteve me pare.”

“Ne italianet kemi karakteristika te tjera, nuk mund te jemi kurre si spanjollet. Pastaj ne fushe duhet te kishim me te miret.”

“Une si femije shkoja ne San Siro per te studiuar Luis Suarez. Te Spal kam pasur shansin te gjeja mjeshtra te medhenj si Massei, Bagnoli. I kopjoja dhe mesoja.”

“Nese ke medioker afer, nuk mund te rrites”. Keshtu e ka nisur mendimin e tij Fabio Capello diten e sotme per La Gazzetta dello Sport.

I surprizuar nga eleminimi i Italise?

“Le te themi se jemi jashte per dy penallti te gabuara. Le te themi se kemi bere nje Europian fantastik, por kemi arritur dy here te suksesi vetem fale penalltieve.”

“Por kam kuptuar qe na mungonte pak shpirt. Jemi ulur shume mbi lavdine. Mbase Mancini ka pasur shume vleresim per ata qe e ndihmuan ne Euro.”

“Ka qene nje gabim qe e bejne te gjithe tranjeret. Uroj qe te vazhdohet me punen e tij. Ai e di me mire se ku duhen vene duart.”

Vime te kampionati. Tete etapa plot me flake. Kush eshte favorit?

“Asnje. Per momentin jane kater skuadra qe kane 25% shanse per te fituar.”

Vertete mendon se Allegri eshte ende ne gare? Allegri e ka hequr veten.

“Allegri eshte nje njeri inteligjent. E ben skuadren te luaje ashtu si mundet. Te gjithe keto kritika per 1-0 une si kuptoj.”

Inter te duket ne renie?

“Nje tjeter ekzagjerim. Po ashtu si eshte edhe Interi jashte luftes Scudetto. Une nuk shoh nje skuader te rene.”

“Inter do e marre veten, por shume do te varet nga ndeshja e se dieles ndaj Juventusit. Edhe kjo duhet thene.”

“Nje barazim do te ishte nje humbje per te dy skuadrat. Prandaj e kuptoj se tranjeret do te luajne me armet qe kane.”

“Juventusi duke qene prapa ne klasifikim duhet te rrezikoje dicka me teper por as Interi nuk mund te marre nje tjeter barazim.”

“Distancat jane shume te pakta. Ne garen Scudetto sduhet te harrojme as Napolin, nje tjeter skuader shume e mire qe eshte rritur shume me nje teknik qe di ku ta dergoje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.