Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,650 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CorSport – Inter, largohet Podolski per te rifilluar me te rinjte

CorSport – Inter, largohet Podolski per te rifilluar me te rinjte
Ardis
  • On 24/03/2015, 16:23

Gazetari Alberto Polverosi shkruan per momentin qe po kalon Interi dhe shpjegon se si mund te rinisesh: Lukas Podolski ka qene huazimi me i gabuar i Interit dhe mbasi i te gjithe merkatos dimerore, mbas Doumbia. Nuk eshte integruar asnjehere, nuk ka luajtuar asnjehere ne nivelet e tij, nuk ka kuptuar asnjehere futbollin e Interit dhe, nje pershtypje e jone, nuk ka bere asnje sforco per te tentuar qe te kuptoje. Diferenca midis tij dhe Shaqirit, nje tjeter blerje ne merkaton dimerore, eshte e dukshme: jep shpirtin ne fushe ne kerkim te nje zgjidhje te lojes se skuadres, ndersa tjetri qendron ne hije, Shaqiri vrapon si nje i cmendur duke kerkuar qe te transmetoje talentin e tij ne sherbim te skuadres, ndersa Podolski, qe ka nje background me superior nga shoku i tij, nuk arrin te jape asnje kontribut.

Edhe te dielen ne mbremje, ne Marassi, per 10 minuta ishte prezent, ishte ne linjen e sulmit ne krah te Shaqirit, por per 80 minuta u zhduk serish. Muaji mars ka mbaruar, dhe bashke me te dhe prova e gjate e Podolskit tek Inter. Perfundoi keq, me nje refuzim. Tashme Mancini duhet te mendoje per te ardhmen, per skuadren e tij dhe Podolskin, ky Podolski, nuk mund te jete ne kete te ardhme. Ishte nje tentative dhe doli bosh, nje shprese me pergjigje negative, nje ide qe nuk u realizua. Mund te themi qe ishte nje iluzion. Tashme Interi duhet te mendoje per te nesermen e tij, per te rritur te rinj si Bonazzoli qe, sic duket, i pelqen shume teknikut qe e aktivizon shpeshhere ne fushe dhe qe te dielen ne mbremje ka aktivizuar nje te ri tjeter duke bere debutimin e tij ne San Siro, Camara. Eshte nje mekat qe Podolski nuk arriti te jepte dicka ne jeten futbollistike ne Pinetina. Nuk eshte i vjeter, eshte 30 vjec dhe ka 121 ndeshje me kombetaren e Gjermanise. Nuk flitet per nje ‘BLLOF’, flitet per nje interist qe ka gabuar pjesen e dyte te sezonit te tij (tek Arsenal kishte shenuar 3 gola ne Champions League). Mund te ngushellohet me…, skuadra e tij ka gabuar ne gjithcka”, perfundon gazetari.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.