Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

343 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS e habitur: “Inter ka nje miniere ari: ja 20 lojtaret ne akademi qe po cmendin europen. Dy jane nga Kosova.”

TS e habitur: “Inter ka nje miniere ari: ja 20 lojtaret ne akademi qe po cmendin europen. Dy jane nga Kosova.”
Inter Club Staff

Eshte nje moment magjik per Franco dhe Valentin Carboni, dy talente te Primaveres se Interit qe jane grumbulluar nga Lionel Scaloni ne skuadren e pare te Argjentines.

Ashtu si nenvizon Tuttosport, ata pasi kane realizuar endrren per te qene ne nje skuader me Lionel Messin, tani enderrojne te grumbullohen sa me shpesh.

Gjithesesi, Inter sipas te perditshmes torineze ka nje akademi si nje miniere ari duke llogaritur talentet e shumte qe jane aty.

Sipas tyre, jane plot 20 talentet qe po cmendin europen ne kete moment me tentativa te ndryshme per ti rrembyer nga Interi por pa sukses.

Andi Hoti tregon arsyet që e bindën Interin ta mbajë atë në skuadër - SHQIP.com

“Ne kete moment, jane 20 lojtaret qe po bejne te flitet shume per ta. Duke nisur gjithcka nga Hoti, i cili sapo eshte grumbulluar nga Kosova U21.”

“Gjithesesi, te Italia U21 gjithashtu jane grumbulluar lojtare si Casadei, Fabbian, Fontanarossa dhe Zanotti.”

“Por per tu ndjekur me kujdes eshte edhe kosovari tjeter Lubishtani, bullgari Iliev, si dhe ceket Grygar, Zuberek dhe Andersen.”

“Ne U17 irlandeze nderkohe nje titullar i padiskutueshem eshte edhe Zefi, i cili eshte me origjine shqiptare por qe deri me tani ka ndjekur rrugen e tij te Irlanda.”

“Nderkohe, talente te tjere per tu permendur jane Guercio, Stankovic dhe Alexiou, te cilet kane kombesi polake, serbe dhe greke. Ne fund, te U16 e Italise eshte edhe Chiesa, Fois, Tommasi dhe Spinacce.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.