Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

435 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello zbulon: “Vetem nje ish-lojtar i Interit me ka krijuar me shume probleme brenda dhe jashte fushes.”

Capello zbulon: “Vetem nje ish-lojtar i Interit me ka krijuar me shume probleme brenda dhe jashte fushes.”
Inter Club Staff

Kane qene te shpeshta daljet e Fabio Capellos ditet e fundit neper televizionet e ndryshme italiane ku ai ka dhene intervista te ndryshme.

Por diten e sotme, ai eshte intervistuar nga El Mundo Deportivo, dhe ka folur per nje lojtar qe ne karrieren e tij i ka hapur me shume probleme brenda fushe (si kundershtar) dhe brenda dhomes se zhveshjes (si lojtar qe sterviste vete).

Behet fjale per me te madhin e te gjitha koherava, Luis Nazario de Lima, apo sic e njohim te gjithe, Fenomeni Ronaldo.

Sipas Fabio Capellos, ai eshte talenti me i madh qe ka stervitur ne jeten e tij, por edhe ne te njejten kohe edhe ai qe i ka krijuar problemet me te medha brenda ne skuader.

Ai eshte kthyer prapa ne sezonin 2006-2007 kur e sterviste tek Real Madrid, por eshte kthyer pas edhe ne koherat kur Ronaldo luante per Interin.

“Ka qene dhimbja e kokes me e madhe sa here e kishe perballe si kundershtar ne Serie A. Cfare ti beje? Nuk kishte asnje lojtar qe mund ta markonte dhe keshtu duhet ti vije nje skuader nga pas nderkohe qe te tjeret do benin qef te pamarkuar.”

“Por ai ja dilte gjithmone me sukses te shenonte dhe te bente ato mrekullira ne fushe.”

“Ronaldo per mua eshte talenti me i madh qe kam stervitur (tek Reali) por ne te njejten kohe ka qene ai qe me ka krijuar problemet me te medha ne dhomen e zhveshjes.”

“I kishte shume qef festat. Njehere Van Nistelrooy me tha: ‘Mister, po ketu ne dhomen e zhveshjes po qelbemi era alkol’. Te gjithe e dinim cfare kishte ndodhur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.