Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

222 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport – Vidal dhe dyshimi i forte i Barcelones per Interin: qellime te erreta pas ndryshimit te strategjise?

Sport – Vidal dhe dyshimi i forte i Barcelones per Interin: qellime te erreta pas ndryshimit te strategjise?
Inter Club Staff

Interi vazhdon qe te monitoroje situaten e Arturo Vidal me shume kujdes dite pas dite.

Nuk eshte me nje mister qe lojtari i pelqen shume Antonio Contes dhe qe deshiron ta kete ate ne skuader sezonin e ardhshem.

Sipas asaj qe shkruan sot gazeta spanjolle Sport, ka pasur disa komunikime te panumerta ndermjet Barcelones dhe Interit ne javet e fundit per Lautaro Martinez.

Kiliani eshte nje nga lojtaret qe klubi spanjoll deshiron te fuse ne marreveshje per te ulur shifren e klauzoles se Lautaros por Interi e ka refuzuar ne menyre kategorike kete gje.

Sjellja e klubit te Interit ka bere qe Barcelona te dyshoje shume sepse ka qene nje ndryshim strategjie totale: “Barca ka dyshime te forta se Interi ka arritur tashme nje marreveshje me Vidal.”

“Prandaj, ata deshirojne te negociojne ne menyre paralele per Vidal, pa e futur fare ne marrevesjen per Lautaron.”

“Qellimi i Interit dhe i Marottes eshte i erret, sepse deshirojne te vene Barcelonen ne pozicionin jo te favorshem per ta shitur sa me pak Vidal.”

“Per motive moshe dhe amortizimi, Interi eshte e bindur se vleresimi i Arturi Vidal nuk eshte ai qe ben Barcelona.”

“Prandaj ata duan ta heqin ate nga marreveshja per Lautaro, sepse nuk duan te ngarkohen ne bilanc me shifra te cmendura per nje 33 vjecare.”

“Nderkohe, Barcelona nga ana e saj e shikon Vidal, duke pare karakteristikat e tij dhe nevojat e Interit, si nje lojtar ideal per te bere pjese ne operacionin per Lautaron.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.