Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

489 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport: “Interi ndryshon totalisht mendje per Alexis Sanchez? Ja detajet!”

Sky Sport: “Interi ndryshon totalisht mendje per Alexis Sanchez? Ja detajet!”
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter ceshtja kryesore ne sulm qe po mban pezull klubin eshte ajo e Lautaro Martinez.

Sipas asaj qe thuhet nga Sky Sport edhe sot, tratativat vazhdojne por palet jane ende shume larg njera-tjetres.

Por nje lajm tjeter ka ardhur nga studiot e kanalit satelitor Italian, te cilet flasin per nje “surprize” ne lidhje me strategjine e sulmit.

Tani qe ka deshtuar Mertens, nje lojtar qe jepej si i larguar i sigurt nga sulmi zikalter mund te qendroje tek Interi edhe pas perfundimit te huazimit.

Behet fjale per kilianin e huazuar nga Manchester United, Alexis Sanchez qe mund te qendroje tek Interi edhe pas veres.

Edhe pse ne kete moment shihet si shume i mundshem nje rikthim i tij ne Angli, Mertens ka ndryshuar planet e Interit dhe qendrimi i Sanchez ka fituar pike.

Kjo edhe pse Sanchez eshte pare mire kohet e fundit pas ritkthimit nga demtimi dhe te Interi jane te sigurt se nese ai nuk do te kishte pesuar ate demtim te rende, do te kishte qene nje protagonist absolut i zikalterve kete sezon.

“Duhet pasur kujdes Alexis Sanchez. Kiliani deshiron te luaje kartat e tij finale ne kete fund sezoni per te bindur drejtuesit e Interit dhe Antonio Conten per te qendruar.”

“Tani qe Mertens nuk vjen dhe Lautaro drejt Barcelones, ai mund te shihet si nje ide e mire per te mos ndryshuar shume sulmin. Nje sulm qe sot per sot shikon vetem Lukaku si te sigurt sezonin tjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.