Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 15, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano i cmendur pas Dzeko: “Kampion i madh, Giroud ska asnje lidhje me te. Ai eshte nje…”

Cassano i cmendur pas Dzeko: “Kampion i madh, Giroud ska asnje lidhje me te. Ai eshte nje…”
Inter Club Staff

Antonio Cassano, ish-sulmues i Interit, gjate Bobo TV diten e djeshme ne Twitch, ka komentuar skuadren e Inzaghit pas fitores 2-3 ne Bergamo kunder Atalantes se Gasperinit.

“Atalanta-Inter ka qene nje spot per futbollin, ka qene nje ndeshje e mrekullueshme. Inter ka pasur fat te aksioni 1-1 me ate prekje te Lautaros”.

“Nese perfundon 1-0 pjesa e pare e asaj ndeshje, ti nuk kthehesh dot me ne loje. Atalanta eshte frikesuar te ai gol”.

“Ka pasur frike nga Inter dhe Inter ka gjetur ne total tre gola. Por duhen bere komplimenta per Atalanten, qe kane ndryshuar shume, dhe kane bere mire”.

“Por dua te ndalem te Edin Dzeko: eshte nje kampion dhe pike. Pak here e them, ka bere gjithmone gola, kudo qe ka shkuar”.

“Por eshte nje nder me te miret ne bote, bashke me Benzema, Lewandoski, Aguero. E bashke me keta te tre, eshte edhe ai”.

“Eshte nje lojtar i kompletuar, nje regjizor i sulmit. Mund te beje gjithcka. Mund te luaje edhe vete kunder te gjitheve”.

“Giroud ska piken e lidhjes me nje lojtar si Dzeko. Eshte vertete nje kampion. Marotta duhet ti shkoje poshte shtepise dhe ti lutet per nje rinovim”.

“Ai te vazhdoje me intervistat dhe merkaton ta bejne ata qe marrin vesh tek Inter. Ata qe zbulojne talente. Dzeko duhet te qendroje dhe pike”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.