Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,652 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano i habit te gjithe: “Dua qe Inzaghi te me degjoje njehere te vetme ne jeten e tij dhe te provoje…”

Cassano i habit te gjithe: “Dua qe Inzaghi te me degjoje njehere te vetme ne jeten e tij dhe te provoje…”
Inter Club Staff

Si gjithmone i ftuar ne “Bobo TV”, direkt ne Twitch, Antonio Cassano ka folur kesaj radhe per derbin e Kupes se Italise qe ka pare Interin te fitonte 3-0.

“Goli i pare ka qene dicka e mrekullueshme. Interi po ben perseri nje futboll teper te bukur. Te le pa fryme keshtu.”

“Ka qene nje ceshtje mentale, edhe ne derbin e humbur ne kampionat Inter ka bere nje ndeshje te pabesueshme.”

“Inter po dominonte, por pastaj ka humbur dhe ka futur veten ne krize. Ne Torino kane fituar ndaj Juventusit edhe pse nuk meritoi shume, por aty eshte rikthyer.”

“Scudetto? Tani e shoh Napolin jashte. Duke pare skuadrat qe ka perballe Milan e duke menduar se si luan Inter, mendoj se vetem zikalterit mund ta humbasin kete kampionat.”

“Por kam nje provokim per Inzaghin: Dua qe Inzaghi te me degjoje njehere te vetme ne jeten e tij dhe te provoje Ivan Perisic ne te djathte dhe Robin Gosens ne te majte.”

“Gosens ka bere gol ne derbi dhe ka shkuar te perqafoje menjehere Brozovic. Eshte nje lojtar shume i madh, ecen me 1000 ne ore. Nuk e di nese do te kthehet ne nivelet e Atalantes, por eshte nje lojtar serioz.”

“Per menyren si eshte Perisic pastaj, nuk do hiqja dore kurre prandaj mendoj se Inzaghi ne vend se ti alternoje, ti aktivizoje njehere te dy. Njehere te vetme, njeri ne te djathte e njeri ne te majte. Ti shohim njehere si do te eci.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.