Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

227 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet: “Une dhe klubi jemi te lumtur. Ju qe nuk jeni dakort, shikoni Liverpoolin e Kloop se si…”

Conte nuk permbahet: “Une dhe klubi jemi te lumtur. Ju qe nuk jeni dakort, shikoni Liverpoolin e Kloop se si…”
Inter Club Staff

Pas barazimit me Borussia Moenchengladbach ne Champions League, Interi do te zbrese ne fushe perseri sot ndaj Genoas ne Marassi.

Ne prag te kesaj sfide, tekniku i Interit, Antonio Conte i eshte pergjigjur disa pyetjeve te gazetareve dhe keto kane qene fjalet e tij ne shqip:

Ndeshja e trete ne gjashte dite, si ja dilni te menaxhoni energjite? Cfare Genoa pret?

“Ne shohim ne shtepine tone, po kerkojme qe te menaxhojme momentin, po rekuperojme lojtare per ndeshjet e ardhshme.”

“Duhet te japim ne fushe nje prove te mire dhe lojtaret duhet te rekuperohen psiko-fizikisht. Duhet pergatitur ndeshja ne menyren e duhur.”

Jeni i shqetesuar per golat e pesuar apo me shume per mungesat?

“Rruga qe kemi marre eshte ajo e duhura dhe me ben te lumtur mua, klubin dhe lojtaret.”

“Nuk jam i shqetesuar, situaten duhet ta shohim me koken lart, nuk duhet te japim shume peshe per mungesat dhe ato qe ndodhin.”

“Nuk jam i shqetesuar nga ana futbollistike. Po luajme mire, marrim me pak nga sa duhet nga fusha e lojes dhe e kemi pesuar nga disa momente ku nuk kemi qene te perqendruar. Jam i lumtur per ate qe po japin lojtaret ne fushen e lojes. Me ta, shojme perpara pa asnje problem.”

Shume ndeshje te afruara me njera-tjetren. Interi duhet te gjeje vazhdimesi tani?

“Ne nivel intensiteti, edhe ne ndeshjen e fundit ndaj Borussias kemi qene superiore ndaj gjermaneve. Zakonisht ata kane nje ritem me te larte, por ne kemi bere ndeshjen e duhur.”

“Ju kushtezoheni nga rezultati kur gjykoni Interit: ndonjehere me paraqitje negative, ju jepni vleresime pozitive sepse fitohet.”

“Une shoh edhe lojen brenda, shoh ritmet, dhe shoh sa shume ide tonat kemi treguar ne fushen e lojes. Rezultati varet nga njemije faktore.”

Lumturia kalon nga rezultati?

“Duhet te japim gjithmone 110% per te kerkuar rezultat te mire pertej paraqitjes.”

“Duhet te punojme, nese shohim Liverpoolin e Klopp, qe nuk ka fituar per 4 vite dhe tani eshte nje makine lufte, duhet ti bejme disa pyetje vetes.”

“Po ndertojme dicka solide, nuk e di nese do te na coje menjehere te trofete, por kjo eshte rruga e marre nga presidenti, klubi dhe te gjithe.”

“Interi po behet solide, ne te kundert te viteve te shkuara.”

Si punon per te evituar perballjet ndermjet lojtareve?

“Une nuk nderhy, nuk kam nderhyre sepse eshte nje grup lojtaresh qe jane mbi te gjitha ne radhe te pare burra e pastaj lojtare.”

“Kur shikon disa sjellje te lojtaret e tu, nuk mund te mos jesh i lumtur per ta.”

“Shoh negativitet jashte, shikoj se kerkohet qe te sulmohen sigurite tona. Klubi eshte shume i lumtur per gjithcka.”

Ne krahasim me nje vit me pare, pse po behet kaq e veshtire te gjendet ekuilibri?

“Nese shkojme dhe shikojme, do te shohim se po mundohemi te perfshijme te gjithe skuadren.”

“Eshte e paevitueshme qe disa interpretues jane ndryshuar, por ne kerkojme qe gjithmone te tregojme konceptet tona.”

“Disa situata individuale mund ti permiresojme. Duhet te vazhdojme te punojme, ka edhe nje aspekt pozitiv kur mungojne lojtare, sepse ata qe luajne me pak, kane mundesi te japin maksimumin.”

“Do te vazhdojme te punojme, do te kerkojme te bejme ne ndeshjen qe nga fillimi, deri me tani asnje skuader ska qene superiore ndaj nesh.”

“Mentaliteti eshte ky, duhet te ecim perpara dhe per te bere kete, duhet te rikthehemi te jemi te medhenj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.