Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

627 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar perpara ndeshjes me Juven: “Juve, do te sulmojme! Tek Interi po jetoj nje enderr. Dua…”

Skriniar perpara ndeshjes me Juven: “Juve, do te sulmojme! Tek Interi po jetoj nje enderr. Dua…”
Inter Club Staff

Interviste e  gjate e Milan Skriniar ne edicionin e sotshem te La Reppublica. 

Mbrojtesi i Interit tregon veten e tij nga faqet e te perditshmes italiane dhe flet ne prag te ndeshjes decizive ndaj Juventusit.

“Per te gjiteh jam Skri, ose Skrigno, me pelqen. Vetem tani, kam degjuar ndonjerin qem e thote “Ckemi Milan”. Por ma thone me ze te ulet, sikur nuk duan ta thone (qesh). Ne karrieren time kam luajtur gjithmone si mesfushor deri tre vite me pare, por me pas tek Zilina tranjeri Adrian Gula me bindi te luaj me prapa. Ndihem mire si mbrojtes, nuk leviz me qe aty. Si mbrojtes me bleu edhe Sampdorai. Aty fillova te kuptoj vertete si luhet ai rol. Si? Fale Giampaolos, super i pergatitur.”

“Mesova se si te leviz ne vije te drejte, si te orientoj trupin ne drejtim te topit, si te qendroj ne pozicion aktiv, sepse ndryshe sulmuesi te genjen me levizjen e pare pastaj.”

“Si te shikoj topin dhe pastaj shokun e skuadres, pastaj kundershtarin dhe se si te leviz me kujdes ne vijen e pozicionit jashte loje. E kunder lojtareve te forte dhe te shpejte cdo gje ishte e veshtire ne fillim. Me perpara thjeshti i sulesha sulmeusit dhe kaq, por tani jo. Kur mesova te gjitha keto, aty bera ate kapercimin e madh. Nga Sampi tek Interi per mua ishte me e thjeshte, tashme e njihja me mire Serie A. Spalletti eshte nje mjeshter i vertete, isha i gatshem ta ndiqja ne cdo keshille.”

“Me pelqen shume, deshiroj te qendroj gjithmone ne fushe. Lodhjen e djeje por e rendesishme eshte te rekuperohen, une e njoh shume mire trupin tim. Pastaj jetoj nje enderr. Me besoni, kurre nuk do e besoja qe do te gjendesha ketu tek Interi dhe neser luajme kunder Juventusit ne San Siro plot e perplot me 80 mije tifoze qe do te na mbeshtesin. Me duket cdo gje e pabesueshme. Por nuk mund te rri gjithmone duke enderruar, duhet ta jetoj kete jete tashme. Edhe familja ime nuk i beson me syve, sepse ne jemi njerez te thjeshte, vijme nga nje vend ne mal ku te gjithe e njohim njeri-tjetrin. Kur kthehem atje ndihem mire, kam shoke, kam shtepi.”

Kapitulli Juventus:

“Pres nje ndeshje te forte sepse ata do te luajne teper te nevrikosur. Por ne duhet te luajme per te fituar. Jemi te gatshem dhe te keqinj: stadiumi do te na jape nje shtyse te pafundme, kemi kaluar tashme krizen qe na ka bere me te forte. Ne 9 ndeshjet e fundit kemi pesuar vetem 2 gola. Por ata jane Juventusi, kane njerez si Higuain, Mandzukic, Dybala, Douglas dhe mesfushore te mire por gjithsesi ne jemi gati. Do i sulmojme.”

“Nderhyrja ne mbrojtje qe me jep me shume kenaqesi? Kur nje sulmues deshiron te me dribloje, i vendos kemben dhe i mar topin e me pas bej qe skuadra ime te niset ne kundersulm: cfare kenaqesie ai moment per mua. Me Insignen e bera shpesh ne Napoli, ishte shume e veshtire ndaj tij. Per ne mbrojtesit sulmuesit jane me te veshtire kur levizin shume, sepse ne i vuajme te shpejtet. Kur kemi perballe Belottin per shembull apo Simeonen, eshte me e thjeshte sepse levizin me ngadale. Pastaj ka edhe njerez si Higuain apo Dzeko qe nuk levizin shume por nese kane nje top te mire ne ajer mirupafshim pastaj. Te jesh nje mbrojtes eshte teper e veshtire. Per mua me i miri ne Itali eshte Koulibaly. Ne bote, Sergio Ramos.”

“Komplimentet jane te bukura por nje atlet nuk duhet ti degjoje fare, sepse pastaj nuk perqendrohet dhe nuk jep maksimumin ne fushe. Nuk e di cfare do te ndodhe ne te ardhmen. Tani dua te jem perfekt vetem per Interin. E vetmja gje qe shoh ne horizont eshte te dergoj klubin ne Champions, eshte kaq e rendesishme per ne. Nje nga enderrat e mia me te medha eshte te ngre ate kupe ne qiell, por me pare dua ta provoj ta luaj njehere. Shpresoj ta bej me Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.