Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

510 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano: “Lautaro-Barcellona? Nese me degjon mua Interi, ja cfare duhet te beje. Shkon direkt ne Spanje dhe merr 120 milione.”

Cassano: “Lautaro-Barcellona? Nese me degjon mua Interi, ja cfare duhet te beje. Shkon direkt ne Spanje dhe merr 120 milione.”
Inter Club Staff

Antonio Cassano eshte nje personazh mjaft i dashur ne ambjentin zikalter dhe ai flet me kenaqesi per Interin sa here i jepet mundesia. 

Ai diten e djeshme ka folur per merkaton zikalter dhe per idene e tij per sa i perket ceshtjes Lautaro-Barcelona.

Cassano eshte pare shum ne favor te ketij tranferimi dhe e ka argumentuar shume qarte mendimin e tij gjate nje diskutimi ne lidhje direkte me Pierluigi Pardo.

Keto kane qene fjalet e ish-lojtarit zikalter qe eshte edhe nje tifoz i Interit qe femije: “Lautaro tek Barcelona? Do them ate qe mendoj vertete.”

“Ti e ke blere ate 20 milione dhe po merr sot 120 milione. Une do e shisja menjehere.”

“E dini pse? Sepse me 120 ti merr Arthur, nje mesfushor super. Pastaj ke edhe Cavanin qe do bente mire ne cdo skuader dhe qe eshte ne skadence kontrate. Marr Cavanin, Arthur dhe kam edhe nja 70-80 milione euro per te prishur akoma.”

“Lautaro eshte i forte. Shume i forte. Por pas nja 2/3 viteve do te jete aq i forte sa duhet dhe Conte ka nevoje per njerez te fitoje sot dhe jo pas 3 sezoneve.”

“Cavani me duket shume i mire pre Conten, por do merja edjhe Lacazzette: do shkoja te Arsenal e do e merja per te luajtur me Lukakun.”

“Pastaj ne mes eshte edhe ceshtja Icardi: nga ai 70 milione te tjera. Do shkoja tek Barcelona e do i thoja, dua njerin ndermjet Umtiti dhe Lenglet: ke do me jepni? Dhe keshtu ciao Lautaro.”

Keto kane qene fjalet e Cassanos i intervistuar nga gazetari shume i njohur Pierluigi Pardo. Natyrisht qe keto jane mendime personale te lojtarit zikalter dhe nuk kane te bejne me strategjite e merkatos se Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.