Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

383 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano nxjerr vrer ndaj Interit: “Jane treguar qesharak. Me flisni per kampionatin, por nderkohe…”

Cassano nxjerr vrer ndaj Interit: “Jane treguar qesharak. Me flisni per kampionatin, por nderkohe…”
Inter Club Staff

Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me fjalet e fundit te Antonio Contes, sipas te cilit Interi do te luante si e barabarte ndaj te gjitheve ne Europe ne kete moment.

“Interi eshte skuadra me e forte ne Itali, ka detyrimin te fitoje kampionatin, por nuk luan mire kjo skuader.”

“Pastaj, Conte ka tentuar te karikoje ambientin duke folur per Europen, por ne Champions te shkaterrojne.”

“Te fusin tre gola. Shko luaj njehere tre kunder tre me kafshet e Liverpool. Shikoni Lazion, ne Itali na pelqen e pastaj i del perpara Bayern dhe ha 4.”

“Interi ka qene qesharake ne Europe, ka mberritur pas Shakhtar. Ne kampionat ka edhe Milanin pas shpines, mos harroni.”

Me vone, duke folur per lojen e zikalterve, FantAntonio mbetet i ndalur ne mendimin e tij dhe bindjet e shperhura me pare.

“Me Eriksen, Interi luan nje futboll komplet tjeter. Pastaj, ne muajt e fundit ka gjetur nje forme mjaft te mire.”

“Por skuadra qe luan futboll ne Itali eshte Atalanta, nuk eshte Interi. Zikalterit ndertojne nga prapa, presin presingun dhe pastaj mbeshteten te Lukaku e krijojne veshtiresi per kundershtarin. Te lodhin dhe te mundin.”

“Une i caj derrasat Contes per Eriksen, ai eshte lojtari me kualitativ qe ka Interi bashke me Sanchez.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.