Inter, del ne pah nje emer i ri per krahun e majte? “Luan ne Serie A: Inter po e ndjek me kujdes. Behet fjale per…”
Me merkaton aktualisht te bllokuar nga problemet e Suning, Interi gjithesesi vazhdon te ndjeke me kujdes disa lojtare per sezonin e ardhshem.
Kjo sepse per cdo rast duhet nje planifikim i mirefillte per skuadren, sepse asgje nuk mbaron ne fund te ketij sezoni.
Nje nga rolet per shembull ku Interi do duhet te investoje eshte krahu i majte, ku Ashley Young do te shkoje ne skadence kontrate dhe nuk do i rinovohet.
Pasi eshte folur edhe per Simone Bastoni te Spezias, nje tjeter lojtar qe ka rene ne sy per mire kete sezon: ai eshte Tommaso Augello.
“Lojtari ka lindur ne 1994, ka nje rroge te ulet dhe cmimi i kartonit nuk eshte aspak i pamundur per kasat zikalter.”
“Deri me tani, ne kete kampionat, ka luajtur 23 ndeshje me Sampdorian dhe ka shenuar nje gol dhe ka dhene 2 assiste.”
“Por mbi te gjitha, ka rene ne sy se si ai eshte nje ndihme shume e madhe per skuadren e tij nga krahu i majte.”
“Per momentin, emri i tij shihet me optimizem, por vetem kaq. Ne muajt ne vazhdim do te shihet nese mund te ngrihet nje tratative ose jo per te.”