Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,174 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nga Skriniar nje sjellje ekzemplare qe rralle mund te gjendet: “Gjate tratatives me PSG lojtari kurre nuk…”

Inter, nga Skriniar nje sjellje ekzemplare qe rralle mund te gjendet: “Gjate tratatives me PSG lojtari kurre nuk…”
Inter Club Staff

Lajmi me i mire i mundshem qe mund te vinte me ne fund erdhi: Milan Skriniar eshte hequr zyrtarisht nga merkato e Interit.

Por ne keto jave, ne nje tratative vertete te gjate me Paris Saint Germain, nga ana e djaloshit ka pasur nje sjellje me te vertete ekzemplare dhe per tu duartrokitur.

Per kete flet La Gazzetta dello Sport: “Ka qene vertete nje vere shume e gjate per Milan Skriniar. Nuk eshte asnjehere e lehte te jesh ne qender te merkatos”.

“Ai ka qene njeriu qe shihte veten cdo dite ne media, qe shihet cdo dite Paris Saint Germain qe e kerkonte, por qe kurre nuk beri asgje qe te shtynte Interin drejt shitjes”.

“Nga njera ane kishte Paris Saint Germain qe i jepte rreth 10 milione euro ne sezon bashke me bonuse, por nga ana tjeter kishte Interin, nje skuader per te cilen e ka treguar se mund te derdhe djerese dhe gjak ne fushe”.

“Per te Inter eshte nje familje dhe nga familja nuk mund te kerkosh te largohesh me ngulm. Prandaj ai ja la ne dore gjithcka Interit”.

“Nuk do ta kishte problem te shkonte te luante me Messin, Mbappe dhe Neymar, por nuk ishte prioritet per te”.

“E kjo eshte dicka per tu vleresuar. Nje skuader me e forte, trofe te sigurt, me shume para dhe ne lufte edhe per Champions. Nje lojtar nuk kerkon me shume sot, por kush tha qe Skriniar eshte njesoj si te tjeret?”

“Sllovaku kurre, ne asnje moment nuk e ngriti zerin dhe nuk e forcoi doren me Interin. Nese do e kishte bere, do kishte disa prezenca ne Ligue 1 ne kete moment”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.