Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

482 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano shperthen kunder Interit: “Po te isha ne fushe dje ne minuten e 20 do kerkoja…”

Cassano shperthen kunder Interit: “Po te isha ne fushe dje ne minuten e 20 do kerkoja…”
Inter Club Staff

Antonio Cassano kesaj radhe ka shperthyer keqazi ne takimin e zakonshem per Bobo TV diten e djeshme.

Ai nuk ka perdur fjale te bukura per te pershkruar paraqitjen e Interit ndaj Atalantes ne San Siro, ku zikalterit fituan 1-0.

“Atalanta meritoi te fitonte, Interi nuk ka bere nje gjuajtje ne porte. Gjate gjithe ndeshjes, e meritoi Atalanta fitoren.”

“Nuk mund te luash gjithmone prapa duke fshehur topin dhe duke e palluar ne fund me shpresen se do te shkoje diku.”

“Eshte e thjeshte te besh ndeshjen ndaj Parmes, kunder Bolognas, por kur rritet niveli, Interi duket qe vuan me skuadrat e medha.”

“Interi u mbyll ne gjysmefushen e vet, gjithmone ne mbrojtje, pavarsisht se diferencat ne kualitet jane shume te medha.”

“Eshte ne krye te klasifikimit me merite per ate qe ka bere ne dy muajt e fundit dhe do te fitoje kampionatin, por nuk e pranoj qe te luajne me 10 lojtare ne mbrojtje.”

“Nese do kisha qene ne vendin e Lautaro Martinez pas 10 minutash loje do te kerkoja zevendesimin nga turpi. Une nuk luaj ashtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.