Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

519 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

C&F zbulon lajmin e papritur: “Nike po ben gjithcka per te rinovuar kontraten me Interin: ja detajet e ofertes se re.”

C&F zbulon lajmin e papritur: “Nike po ben gjithcka per te rinovuar kontraten me Interin: ja detajet e ofertes se re.”
Inter Club Staff

Me sa duket mund te kemi nje rinovim shume te rendesishem te partnershipit ndemrmjet Interit dhe Nike ne te ardhmen.

Per kete gje flet Calcio e Finanza, e cila tregon se si ky bashkepunim mund te vazhdoje, me Nike qe po tenton gjithcka per ta rinovuar kete marreveshje.

Por duket se shifrat do te dyfishohen, duke e afruar Interin ne nje nivel me klubet me te medha ne Europe per nga rendesia.

Sipas Calcio e Finanza ne fakt, zikalterit kane filluar qe tani tratativat per nje marreveshje te re me brandin e njohur nderkombetar.

“Aktualisht marreveshja skadon ne 2024, por duket se kontaktet e para kane filluar qe tani me Nike qe mund te heqe dore nga ndonje vit kontrate vetem e vetem per te mos humbur Interin.”

“Kjo kontrate eshte komplet jashte kohe sepse eshte nenshkruar ne 2014, per 10 vite, duke e bere Interin qe te humbase goxha nder vite sepse appeal i zikalterve nuk eshte me i njejte me ate te 2014.”

“Eshte goxha skandaloze ne fakt qe Kampionet e Italise te marrin 13,4 milione euro bashke me bonusin e kampionatit ne sezonin qe fitojne ne Scudetto. Por per fat te keq, kjo eshte nje kontrate e trashiguar nga koha e Thohir.”

“Keshtu, tani po flitet per nje marreveshje te re, me Nike qe duket se ofron plot 25 milione euro ne sezon per Interin, me shume se dyfishi baze aktual.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.