Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

564 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

C&F zbulon: “Te gjithe pyesin veten pse Interi pagoi Conten 7,5 milione euro: por a doni ta dini vertete pse?”

C&F zbulon: “Te gjithe pyesin veten pse Interi pagoi Conten 7,5 milione euro: por a doni ta dini vertete pse?”
Inter Club Staff

Ka ende nje copez te tifozerise qe i dhemb shume largimi i Antonio Contes qe ka vendosur te braktise projektin Inter sepse nuk ka pranuar ridimensionimin qe i ka ofruar klubi.

Por shume kane pyetur veten me te drejte: Per cfare arsye Interi i ka paguar ish-tranjerit Conte plot 7,5 milione euro kur ku i fundit ka kerkuar te largohet?

Per cfare arsye ai ka marre keto para kur Interi nuk ka dashur ta largoje ate? Perse ai nuk dha doreheqjen kur donte te largohej?

Per kete dhe te tjera ka folur diten e sotme Calcio dhe Finanza qe eshte munduar te tregoje se cfare ka ndodhur pak a shume.

“Deshira e tij ka qene qe te largohej nga Interi. Ne viti ne tij te fundit te kontrates, tranjeri do te merrte 13,5 milione euro nga Interi dhe klubit, kontrata e tij, bashke me taksa, do i kushtonte rreth 22-23 milione euro. Shume apo jo?”

“Ne ditet e fundit, nuk ka pasur as deshire per tu takuar ndermjet paleve. Kjo edhe sepse Conte nuk eshte se ka bere levizjet e duhura, sidomos pas ndeshjes se fundit.”

“Sidomos ato deklarata te Stellinit i kane ndezur shume gjakrat dhe tek Interi ka pasur disa persona qe mbase nuk jane ndjere mire me ato fjale te zevendesit te Contes pas ndeshjes me Udinesen.”

“Pikerisht per kete arsye, mbase palet as nuk kane dashur te ulen ne nje tavoline per te diskutuar. Conte e ka treguar disa here se ose i sqaron te gjitha, merr sigurite qe deshiron, ose largohet.”

“Askush nuk e harron se si ai u largua nga Juventusi pothuajse vetem 2 jave perpara fillimit te Serie A dhe deklaraten e famshme te tij ‘nuk mund te ulesh te hash ne nje restorant 100 eurosh me 10 euro ne xhep’. Juventinet e mbajne mend akoma.”

“Por, Conte donte te largohej, por nuk do te jepte doreheqjen, sepse ashtu ai do te largohej pa asnje perfitim nga Interi.”

“Per klubin zikalter kjo do te thoshte se ceshtja e tranjerit do te zgjatej ne kohe, me Allegrin qe u rrembye nga Juventusi (kishin kohe qe kishin filluar tratativat, kur Marotta e kontaktoi ishte teper vone), ne rrezik ishte edhe pista Simone Inzaghi qe ishte shume afer rinovimit me Lazion.”

“Interi nuk e kishte kete luks qe historia me Conten te zgjatej. Prandaj, per kete motiv, duke qene se Conte e vuri klubin zikalter ne nje pozicion teper te veshtire, Interi beri nje sakrifice dhe i ofroi atij 4 milione euro per zgjidhjen e kontrates.”

“Ne fillim, Conte kerkoi 9 milione nga 13,5 qe kishte rrogen ne vitin e fundit por me pas, rrugedalja u gjend ne mes, ku Conte pranoi 7,5 milione euro per zgjidhjen e kontraates.”

“Rreziku qe Interi te perfundonte duke e mbajtur nje sezon Conten si puna e Spallettit me rroge dhe jo si tranjer te skuadres, ishte real. Ky ishte motivi kryesor qe Interi u dorezua perpara tij dhe e pagoi edhe pse ishte ai qe donte te largohej.”

“Por kishte edhe nje rruge tjeter: Interi te vazhdonte me Conten dhe ky i fundit te dilte kunder klubit ende si tranjer i skuadres.”

“Do te kishte skena te shumta si ato te sezonit te kaluar ne vere ku ai shpesh here sulmoi Marotten, Zhang por edhe klubin.”

“Prandaj, rreziku ishte real qe ngado te ktheheshe, do te kishte probleme. Me pak fjale, Interi vendosi te paguaje qe te mos vuaje.”

“Sepse Conte e kishte ndare mendjen: ose larg Interit, me disa milione euro ne xhep, ose tek Interi, ne lufte te hapur me klubin.”

“Me mire nje pagese ne fillim dhe nje programim i sezonit me nje tranjer te ri, me deshire per te punuar tek Interi.”

“Nderkohe, kjo zgjidhje duket se ka kenaqur edhe Conten, duke bere keshtu qe ai te largohet me paqe. Nje paqe qe ka kushtuar 7,5 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.