Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,937 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, as Handanovic e as Brozovic: “Lojtari me thelbesor i ndeshjes ka qene nje tjeter: ai qe per 90 minuta nuk…”

Inter, as Handanovic e as Brozovic: “Lojtari me thelbesor i ndeshjes ka qene nje tjeter: ai qe per 90 minuta nuk…”
Inter Club Staff

Ka qene Inter qe caloi, por ne fund fitoi. Goli ka ardhur ne fund fare, pas nje ndeshje jo shume brilante.

Ka qene nje skuader e frenuar, por e marre per dore nga Barella dhe Brozovic ne fund fare, qe me nje assist dhe nje gol, kane dhene tre piket per Interin.

Por per Corriere dello Sport, as Handanovic, e as Brozovic apo Barella nuk kane qene lojtaret thelbesore per Interin gjate gjithe ndeshjes dje.

“Per gjuajtjen e pare ne kuadrat, ka qene e nevojshme qe te prisnim rreth nje ore. Shume, shume fare”.

“Nderkohe, skuadra e Torinos gjate ketyre 60 minutave ishte treguar disa here e rrezikshme me nje Vlasic qe ka bere shume mire gjate gjithe ndeshjes”.

“Ai ka perfituar shume edhe nga mbrojtja e Interit qe ka qene shume e pasigurt sa here ai nisej me top ne kembe”.

“Por ne ate moment ka menduar Handanovic. Portieri slloven ne fakt eshte pergjigjur ne menyren me te mire te mundshme sa here ka marre nje goditje ne porte”.

“Mbase eshte motivuar edhe nga aktivizimi i Onana ndaj Bayern ne Champions duke bere nje nga paraqitjet me te mira me Interin ne shume kohe”.

“Gjithesesi, nese Inter dje eshte mbajtur gjalle, eshte mbajtur nga vetem nje lojtar ne fushen e lojes qe per 90 minuta nuk u ndal”.

“Behet fjale per Lautaro, qe ka luftuar per cdo centimeter fushe dhe per cdo top. E kemi pare edhe mbrojtes krahu diten e djeshme”.

“Ka pasur momente kur Inter eshte zhbalancuar por fale Toros, skuadra ka qendruar solide edhe ne momente delikate”.

“E ishte ai Toro qe desh i dha fitoren Interit gjithashtu me nje goditje me koke pas nje krosi te bukur te Bastonit”.

“Argjentinasi eshte shpirti i vertete i Interit ne kete moment: eshte pikerisht ai qe edhe ne momentet delikate dhe negative nuk dorezohet aspak”.

“Nderkohe qe Barella dhe Brozo apo edhe Skriniar po benin nje ndeshje jo shume te mire, Toro po mbante skuadren e bashkuar me grinte”.

“Ka qene pikerisht ai njeriu me i rendesishem per Interin ne fushen e lojes. Eshte nje Lautaro shume i maturuar kete sezon”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.