Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

660 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CIES, cfare surprize: “Lojtari me i shtrenjte ne Serie A luan tek Interi: nuk eshte Lukaku, por…”

CIES, cfare surprize: “Lojtari me i shtrenjte ne Serie A luan tek Interi: nuk eshte Lukaku, por…”
Inter Club Staff

CIES, Observatori i Statistikave ne Futboll, diten e sotme ka publikuar nje klasifikim teper te vecante per Serie A.

Ata kane zbuluar 10 lojtaret me te shtrenjte ne te gjithe Kampionatin Italian dhe ky klasifikim, gjithmone sipas tyre, kryesohet nga nje lojtar i Interit.

Klasifikimi eshte perpiluar nga nje algoritem teper kompleks i CIES, i cili ka llogaritur ne menyre te pavarur edhe vlerat e lojtareve me Top 5 kampionatet Europiane.

Nderkohe, vihet re edhe nje dicka tjeter teper interesante: ne 10 vendet e para, pese lojtare jane pikerisht te zikalterve.

Me i shtrenjti? Edhe pse pritej te ishte Romelu Lukaku, duket se nuk eshte keshtu sepse per CIES, Achraf Hakimi eshte lojtari me i shtrenjte ne Serie A.

Hakimi ka nje vlere 93.5 milione euro. I dyti eshte nje lojtar i Juventusit, Federico Chiesa, futbollist edhe i Kombetares Italiane.

Nderkohe, ky eshte edhe klasifikimi i plote i lojtareve (lista me 10 me te shtrenjtet), duke filluar nga me i ‘liri’ e duke perfunduar te me i shtrenjti:

10. Weston McKennie (Juve) 65,4 mln

9. Nicolò Barella (Inter) 68,3 mln

8. Alessandro Bastoni (Inter) 70,.8 mln

7. Theo Hernandez (Milan) 70,9 mln

6. Dejan Kulusevski (Juve) 72,7 mln

5. Lautaro Martinez (Inter) 75,2 mln

4. Romelu Lukaku (Inter) 76,9 mln

3. Matthijs De Ligt (Juve) 89 mln

2. Federico Chiesa (Juve) 92,6 mln

1. Achraf Hakimi (Inter) 93,5 mln

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.