Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

427 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-lojtari i Juventusit: “Me vjen keq per Interin, por cikli i atyre mori fund: tani Juventusi…”

Ish-lojtari i Juventusit: “Me vjen keq per Interin, por cikli i atyre mori fund: tani Juventusi…”
Inter Club Staff

Me sa duket, per shume persona ne boten e futbollit, largimi i Antonio Contes nga Interi ka ndryshuar gjithcka per sezonin e radhshem.

Te shumte jane ata qe mbeshtesin teorine se zikalterit pa ish-teknikun e kombetares italiane ne pankine nuk jane me te forte si sezonin qe sapo ka perfunduar.

Kete mendim e ka edhe ish-lojtari i Juventusit, Mohamed Sissoko, i cili nuk permbahet ne deklaraten e tij.

Ai e nis gjithcka me nje “Cikli i Interit ka perfunduar tashme”. Nje perfundim ky qe askush nuk do te donte ta bente qe tani, por qe Sissoko eshte i bindur.

“Antonio Conte u largua dhe tashme disa mekanizma te Interi jane prishur totalisht. Kjo eshte nje gje e mire per Juventusin.”

“Por Interi rrezikon te humbase edhe lojtarin me te mire te saj, Achraf Hakimi, i cili po largohet drejt Paris Saint-Germain.”

“Kjo po ndodh per shkak te problemeve financiare. Une jam kurioz te shoh ate qe do te beje Inzaghi, sepse eshte nje tranjer i mire.”

“Por nuk besoj se Interi do te perserise dot ate qe beri vitin e kaluar. Tashme cikli i Interit ka perfunduar, me vjen keq. Sa mire per Juventusin nderkohe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.