Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

352 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CIES ngre alarmin per Interin: “Ne Serie A jane skuadra e trete nga fundi per sa i perket…”

CIES ngre alarmin per Interin: “Ne Serie A jane skuadra e trete nga fundi per sa i perket…”
Inter Club Staff

Ne raportin e saj javor, observatori futbollistik i CIES ka vene ne shenjester krahasimin e moshes mesatare te skuadrave me te medha ne Europe.

Me sa duket, jane francezet e Monaco skuadra me e re ne Europe ne shtate ndeshjet e para: ata kane pasur nje moshe mesatare vetem 24.31 deri me tani dhe perqindjen me te larte te Under 21.

Te Monaco me sa duket jane aktivizuar 14.2% e Under 21 ne skuadren e pare duke arritur keshtu nje shifer teper premtuese per te ardhmen.

E dyta ne Europe eshte Bayer Leverkusen, e cila deri me tani ka pasur nje moshe mesataren e fushe prej 24,64 ne pese ndeshje te luajtura.

Per sa i perket Serie A, skuadra e pare eshte Spezia ne Serie A: formacioni i Thiago Motta ka nje moshe mesatare teper te re prej 24,80.

Ata jane ne vendin e peste ne te gjithe europen. Nderkohe, e shtatata ne Europe eshte edhe Empoli, e cila ka nje moshe mesatare prej 25 vjecesh.

Por eshte shume shqetesues statistika per Interin e Simone Inzaghit: klubi zikalter deri me tani ka pasur nje moshe mesatare prej 29,08.

Ne Serie A zikalterit jane ne vendin e trete nga fundi dhe me shume e kane vetem Sampdoria dhe Lazio. Nderkohe skuadrat e vetme ne Itali qe nuk kane aktivizuar ende nje Under 21 jane Juventus, Sassuolo dhe Fiorentina.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.