Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

167 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Vrij i ‘terheq veshin’ lojes se skuadres: “Jam i lumtur qe Inzaghi eshte tek Interi, por ne fushe duhet te gjejme…”

De Vrij i ‘terheq veshin’ lojes se skuadres: “Jam i lumtur qe Inzaghi eshte tek Interi, por ne fushe duhet te gjejme…”
Inter Club Staff

Ka qene Stefan de Vrij lojtari i Interit i zgjedhur per te folur perpara ndeshjes ndaj Shakhtar Donetsk qe do te luhet sot ne oren 18:45 ne Kiev.

Kjo ndeshje eshte e vlefshme per jave ne dyte ne Grupin D te Champions League ku ben pjese edhe Real Madrid dhe Sheriffi i Tiraspolit.

Mbrojtesi hollandez ka qene bashke me tranjerin Simone Inzaghi ne sallen e konferencave te NSC Olimpiyskiy te Kievit.

Si lider i mbrojtjes: a ke ndonje kerkese ndryshe nga Inzaghi ne krahasim me ate qe kerkonte Antonio Conte sezonin e shkuar?

“Shume koncepte kane mbetur te njejtat. Edhe moduli te cilin ne e njihnim shume mire ka mbetur i njejte.”

“Kjo gje nuk vlen vetem per ne mbrojtesat qe luajme me tre, por per te gjithe skuadren. Mund te kete ndryshuar dicka ne nivel sulmues ama: krijojme shume raste.”

“Ajo qe mendoj se duhet te ndryshojme eshte te fakti qe ndoshta duhet te gjejme nje ekuiliber me te madh. Mbase kjo eshte nje nga gjerat qe ka ndryshuar pak e qe duhet te perpiqemi me shume.”

Si e ke gjetur Inzaghin ne distancen e tre viteve nga koha kur te Lazio keni qene bashke per shume vite me radhe?

“Une jam gjendur shume mire te Lazio dhe jam i lumtur qe misteri eshte ketu. Jam gjendur shume mire me te.”

“Gjendem shume mire si me misterin, por edhe me stafin e tij. Kerkojme qe gjithmone te permiresohemi bashke.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.