Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

872 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CODACONS kerkon denimin e frikshem: “Juventusi te dergohet ne Serie B dhe ti hiqen tre kampionate: ja detajet!”

CODACONS kerkon denimin e frikshem: “Juventusi te dergohet ne Serie B dhe ti hiqen tre kampionate: ja detajet!”
Inter Club Staff

Me sa duket ne gjithe kete histori te mashtrimit financiar qe Juventusi ka bere me plusvalencat fiktive, ne loje eshte futur edhe CODACONS.

Organizata italiane per mbrojtjen e konsumatorit, nepermjet presidentit te saj, Marco Donzelli, ne nje komunikatezyrtare, ka perdorur fjale te renda dhe ka kercenuar per marrjen e masave.

Sipas tyre, ata kane ndermend qe te hapin nje ceshtje ne Antitrust dhe ne Prokurorine e FIGC duke kerkuar denime dhe sanksione te renda ndaj Juventusit.

“Gjithcka cfare ka ndodhur eshte shume e rende dhe hedh hije te medha dyshimi ne kampionatet e fundit te fituara nga Juventusi.”

“Kjo, sepse ashtu si te gjithe e dime, ne vitet e fundit Juventusi ka dominuar dhe normalisht, keto tituj kane ardhur edhe fale te dhenave financiare te tyre.”

“Nese Juventusi do te dale fajtore per kete histori, atehere do te thote se ata ne menyre te paligjshme jane avantazhuar ndaj rivaleve dhe kane fituar kampionate te falcifikuara.”

“Pertej denimeve individuale, nese Juventusi shpallet fajtore, atehere ne do te kerkojme denime te renda ne drejtim te klubit.”

“Do te kerkojme nga Prokuroria Federale Italiane qe klubi i Juventusit te zbrese ne Serie B dhe te hiqen te gjithe kampionatet e prekura nga operacione te paligjshme financiare: pra, ato te 2018, 2019 dhe 2020.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.