Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

286 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Condo shprehet shume i zymte: “Derby? Ne kete moment qe po flasim, Milani mund te arrije…”

Condo shprehet shume i zymte: “Derby? Ne kete moment qe po flasim, Milani mund te arrije…”
Inter Club Staff

Prezent ne studiot e Sky Sport diten e djeshme ka qene edhe gazetari dhe opinionisti i njohur, Paolo Condo.

Ai ka folur per derbin e shume pritur te se shtunes, ku Interi (i gjysmuar per shkak te Covid19) do te kete perballe Milanin qe nuk eshte prekur aq shume sa zikalterit.

Ky ka qene edhe komenti i gazetarit te njohur, qe parashikon keshtu nje ndeshje shume te veshtire per Interin per shkak te mungesave:

“Do te jete nje ndeshje e kushtezuar shume edhe nga Covid19. Kush thote te kunderten mendoj se genjen veten.”

“Nga njera ane eshte Ibrahimovic qe sapo eshte rikthyer dhe nga ana tjeter eshte nje Inter me shume mungesa.”

“Duket si nje peshore qe anon nga njera ane. Duhet pare se si do te arrije Conte te menaxhoje nje situate kaq te veshtire.”

“Jemi vetem ne ndeshjen e katert, nuk ka asgje decizive nga kjo ndeshje. Pasi e them kete, mund te them se Milani ka dy rezultate nga tre. Ka gjithcka cfare duhet te beje.”

“Nje barazim per Milanin do te ishte nje rezultat i madh per ta edhe per objektivat e tyre. Nje fitore pastaj do te ishte nje mrekulli. Interi eshte skuadra qe duhet mundur, sepse dihet forca e zikalterve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.