Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

370 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alexis Sanchez frikeson Interin: “E kam mbyllur ndeshjen e Kilit me nje problem muskular. Por mendoj se jam…”

Alexis Sanchez frikeson Interin: “E kam mbyllur ndeshjen e Kilit me nje problem muskular. Por mendoj se jam…”
Inter Club Staff

Golat e Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez nuk i kane mjaftuar Kilit per te mundur Kolumbine.

Skuadra e dejtuar nga tranjeri Reinaldo Rueda, eshte barazuar ne minutat e fundit nga nje gol i kolumbianit Falcao.

Ne fund te ndeshjes, Sanchez eshte shprehur shume i merzitur se nuk kane arritur te fitojne per shkak te nje goli ne minutat e fundit.

“Duhet te kemi me shume eksperience. Kemi bere nje pune te mire, por ne keto minuta final duhet te jemi me te bashkuar.”

“Te le nje shije te hidhur, edhe pse eshte pozitive kur ke kaq shume lojtare qe bejne mire. Duhet te vazhdojme te shtyjme, sepse eshte vetem fillimi.”

“Jemi gjithesesi te lumtur per rezultatin, sepse kemi luajtur kunder nje kundershtari teper te forte edhe pse ne minutat e fundit duhet te behemi si qen te nevrikosur per te ruajtur rezultatin.”

Nderkohe, ai ne fund ka alarmuar jo pak klubin zikalter ne lidhje me ate qe ka thene per gjendjen e tij fizike:

“Po, kam pasur nje problem muskular ne fund. Mendoj se eshte nje kontrakture, asgje e rende.”

Nderkohe, pak me pas ai eshte shprehur i gatshem per derbin: “Une jam gjithmone gati dhe e dashuroj ate qe bej.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.