Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

541 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte, cfare rreziku: “Pas ndeshjes ka qene shume afer goditjes se arbitrit: ai rrezikon te denohet per…”

Conte, cfare rreziku: “Pas ndeshjes ka qene shume afer goditjes se arbitrit: ai rrezikon te denohet per…”
Inter Club Staff

Ne fushen e lojes u pa dhe u degjua gjithcka. Conte u perjashtua nga Maresca ne fund te ndeshjes me Udineses me nje karton te kuq dhe ishte ankuar per nje kohe shtese teper te paket, e nuk eshte se ka ndenjur urte ne drejtim te arbitrit.

“Je gjithmone ti Maresca. Gjithmone ti. Edhe te VAR”. Duke nenvizuar keshtu se edhe ne te kaluaren ai ka ndikuar te ndeshjet e Interit.

Conte e kishte per ate rast te Inter-Parma, kur nuk i ishte dhene nje penallti e dukshme Interit me Perisic qe ishte rrezuar ne zone dhe Rizzoli ne ate kohe kishte denuar arbitrin e ndeshjes.

Por dje, pasi ka ardhur i kuqi, inati i Contes ka shperthyer. Me pas, arbitri ka perjashtuar edhe Orialin, krahun e djathte te Contes.

Ne ato momente, eshte degjuar arbitri qe ka thene “Duhet ta pranoni kur nuk fitoni dot”. Por gjithcka nuk ka perfunduar ne fushe. Edhe ne tunel ka ndodhur kaos i vertete.

Kete gje e tregon me detaje La Gazzetta dello Sport, e cila shpjegon se kur tekniku dhe arbitri jane takuar prape, eshte ngritur shume zeri.

“Te dy ata jane afruar aq shume sa ka qene teper afer kontakti fizik. Eshte evituar qe te perfundonte ne nje sherr me duar fale personave qe kane qene prezent.”

“Nderkohe, gjate atyre momenteve ka pasur edhe shume ofendime”, shton e perditshmja italiane.

“Tani Interi ka frike se mos skualifikimi i Contes do te jete shume me i gjate se nje ndeshje e gjithcka do te varet nga raporti qe do te kete pergatitur Maresca. Ai mund te mos humbe vetem Inter-Benevento, por edhe ndeshje te tjera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.