Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

310 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah nje hipoteze e pabesueshme? Gazzetta zbulon: “Mund te kete nje shkembim te Eriksen me Romen per…”

Inter, del ne pah nje hipoteze e pabesueshme? Gazzetta zbulon: “Mund te kete nje shkembim te Eriksen me Romen per…”
Inter Club Staff

Dzeko te Interi, Eriksen te Roma. Gjithcka per gjashte muaj, pastaj ne qershor do te shikohet cfare do te ndodhe.

Kjo eshte ideja me e fundit ne shtepine e Interit dhe te Romes. Por nese kryeqytetasit, pas zenkes teper te rende te boshnjakut me tranjerin, jane treguar menjehere te gatshem, nga Milano ka ardhur nje jo fillestare.

Ose me sakte, nga Kina ka ardhur nje jo e madhe, nderkohe qe nga klubi kane thene se nuk jane te vendosur.

Kete shkruan sot La Gazzetta dello Sport, e cila flet me ne detaje per kete tratative: “Nje shkembim ndermjet Dzeko-Eriksen: yes we can.”

“Keshtu jane shprehur ne Rome, me skuadren e Romes gati te diskutoje me gjate per kete mundesi te fundit te merkatos.”

“Por si thuhet “Jo nuk mundemi” ne gjuhen kineze? Mbase nuk do ta dime kurre, sepse Interi ka bere me dije per momentin se Suning nuk eshte dakord. Pra, se nuk mundet, jo se nuk do.

“Pastaj ne ditet ne vazhdim mund te ndryshojne shume gjera, por prapaskena e kesaj tratative eshte se ka lindur duke u frenuar menjehere.”

“Sapo ne Nanjing kane marre vesh per kete mundesi, ata jane pergjigjur me nje jo direkte, pa u menduar shume gjate. Mbase ne ditet ne vazhdim mund te ndryshoje dicka, ku i dihet”, komenton La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.