Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte dhe Gattuso, nje fjale i bashkon. Gazzetta shkruan: “Shikoni Interin dhe do te kuptoni qe…”

Conte dhe Gattuso, nje fjale i bashkon. Gazzetta shkruan: “Shikoni Interin dhe do te kuptoni qe…”
Inter Club Staff

“Eshte nje fije peri e holle, por solide si hekuri, ai qe lidh universin e Antonio Conten dhe Gennaro Gattuso.”

“Eshte nje fije qe duke e pare mund ta perkthesh ne nje fjale te vetme dhe qe eshte shume e goditur “lodhje”.

Keshtu e hap artikullin e saj La Gazzetta dello Sport, e cila flet per nje krahasim te Antonio Contes dhe Gennaro Gattusos pikerisht perpara ndeshjes Napoli-Inter.

Kjo ndeshje eshte e vlefshme per Kupen e Italise. “Conte dhe Gattuso, ne fillim si lojtare dhe me pas si tranjere, kane pedaluar shume, kane djersitur shume, kane lene energji ne cdo fushe dhe kane nje filozofi te vetme: ate te punes.”

“Ne fillim vjen puna dhe me pas flasim per lojen, per skemen, per diagonale, per rinisje loje, per markime e te tjera gjera”, shpjegon e perditshmja italiane.

BRENDA FUSHE DHE JASHTE – Te dy kane qene protagoniste. Conte me teknik, Gattuso me me shume grinte.

Njeri me bluzen e Juventusit dhe njeri me te Milanit, por edhe si tranjere nuk i kane humbur ato cilesi qe kishin si lojtare.

“Shikoni Interin e Contes dhe Napolin e Gattusos dhe do te kuptoni se pertej disa limiteve (sepse projektet jane ende ne fillim) ato jane pasqyre totale e tranjereve.”

“Interi eshte agresive, solide, me aksione vertikale per te gjetur gjithmone te papergatitur kundershtarin”.

Keshtu e komenton e perditshmja italiane tranjerin zikalter qe ka arritur keshtu te hyje ne mendjen e djemve te tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.