Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,752 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh? “Chelsea permbys gjithcka: Ja sa milione i ka kerkuar Interit per huazimin e Lukaku.”

Inter, cfare po ndodh? “Chelsea permbys gjithcka: Ja sa milione i ka kerkuar Interit per huazimin e Lukaku.”
Inter Club Staff

Me sa duket ne horizont ka nje kontakt tjeter ndermjet Interit dhe Chelsea qe do te ndodhe ne oret e ardhshme por e sigurt brenda kesaj jave.

Palet do te ulen per te pare edhe njehere marzhet e nje tratative per rikthimin e Big Rom ne Milano ne skuadren e Inzaghit.

Por La Gazzetta dello Sport zbulon nje te re te rendesishme nga i gjithe ky operacion qe mund te permbyse edhe shanset e Lukaku per te ardhur ne Milano qe deri me tani kane qene teper te pakta.

“Ne ditet e ardhshme, palet kane vendosur ne axhente nje takim te ri, nje kontakt teper te rendesishem per mbarevajtjen e operacionit.”

“Eshte ai takimi ku do te behen llogarite njehere e mire dhe e kemi fjalen per llogarite financiare te transferimit.”

“Sa para eshte Interi gati te paguaje per huazimin e Romelu Lukaku ne kete moment? Le te themi 5 milione euro.”

“Kjo eshte shifra qe zikalterit jane shprehur te gatshem per te investuar deri me tani te nje huazim i mundshem i belgut.”

“Nuk jane shume, por nuk jane as pak kur e mendon se keto para do te shpenzohen vetem per huzaimin per nje vit te lojtarit.”

“Ketyre parave me pas do i shtohet edhe shpenzimi per te paguar pagen e Lukaku pasi te huazohet ne Milano.”

“Eshte e vertete nga ana tjeter qe Lukaku i kushton Chelsea ne bilanc cdo sezon 24 milione euro dhe per t’ju afruar kesaj shifre, Inter do duhej te bente nje shpenzim teper te madh, por me sa duket, Chelsea eshte dakord edhe per me pak se kaq.”

“Nga kontakti i pare qe ka ndodhur, duket se pronaret e ri amerikan te Chelsea do te ishin dakord edhe me nje shifer me te ulet, pra dicka rreth 8-10 milione euro.”

“Inter mund te mendohet per kete shifer por mund edhe te vendose te beje nje sakrifice duke qene se eshte deri diku e pranueshme.”

“Zikalterit do te merrnin keshtu me nje investim minimal nje lojtar qe vetem nje sezon me pare e kane shitur per 115 milione euro.”

“Gjithesesi, me shume do te merret vesh ne oret ne vazhdim. Shume do te varet edhe nga ‘diplomacia’ e Romelu Lukaku me Chelsean dhe aftesite e tij bindese.”

“Deri me tani Lukaku ka bere shume me shume nga sa pritej qe ky transferim te behet realitet sa me shpejt. E nuk duhet harruar qe ka kohe deri ne 30 qershor.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.