Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

558 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Dua qe ti cmendim te gjithe deri ne fund. Por sot i terheq veshin skuadres: duhet ta vrasim totalisht kundershtarin.”

Conte: “Dua qe ti cmendim te gjithe deri ne fund. Por sot i terheq veshin skuadres: duhet ta vrasim totalisht kundershtarin.”
Inter Club Staff

Interi dergon ne shtepi tre pike te rendesishme per sa i perket luftes per titull duke kaluar keshtu Sampdorian me rezultatin 2-1.

Menjehere pas ndeshjes ka folur per mikrofonat e Sky Sport tranjeri zikalter Antonio Conte.

Keto kane qene fjalet e tij: “Une kam vlerresuar opinionin e Di Canio dhe Alessandro Del Piero. Di Canio ka folur per te vrare kundershtarin sportivisht, kjo eshte dicka qe une i kerkoj gjithmone lojtareve.”

“Mjafton te shohesh ndeshjen ndaj Napolit ku ke dominuar por dole jashte me nje 1-1 dhe more edhe nje mal me kritika.”

“Edhe sot dominove dhe peson nje gol si ai e futesh ne panik. Mund te ishte 3-0 dhe gjendesh perpara nje 2-1 ne nje ndeshje kaq jetesore sa kjo ku ne 12 ndeshjet e radhes duhet gabuar pak ose aspak.”

“Ne kemi pasur raste shume te mira qe ne fillim te pjeses se dyte, por me pas pesuam ate gol dhe u futem ne panic mode.”

“Shpresoj qe ti kem te gjithe lojtaret sa me shpejt bashke ne dispozicion. Duhet ta vrasim me te vertete sportivisht kundershtarin. Eshte ai celesi per te fituar dicka.”

Ne nje pike te ndeshjes i the djemve: “Kjo eshte jeta”. Ishte nje menyre per ti bere me te pergjegjshem e per ti rritur ata?

“Nuk mendoj se eshte ceshtje rritje personaliteti se sa me shume per ti mesuar ata qe te jene te keqinj nese duan te fitojne dicka. Duhet vrare me te vertete kundershtari duke shenuar rastet qe te jepen.”

A gaboheshin ata qe e nxoren Interin jashte luftes per kampionat?

“Mendoj se eshte e drejte qe diksh ta vlersoje keshtu duke pare diferencen. Por te mos harrojme pastaj, qe ne kemi humbur dy takime direkte me Juventusin. Gjithesesi, jam shume i lumtur me djemte e mi dhe e di qe po e bejne shume mire punen e tyre ne te dyja fazat e lojes.”

“Por nese do te luftojme per dicka te madhe dhe te jashtezakonshme, duhet te jemi me te keqinj dhe te vendosur ne fazen e mbajtjes se topit. Marzhet e gabimit jane shume te vogla por kam besim tek ata dhe tek puna e tyre.”

Si e gjykon proven e tre lojtareve peprara?

“Jam shume i lumtur, po ashtu si ndaj Napolit kemi krijuar shume raste. Mendoj se kemi bere nje ndeshje te mire dhe mund te bejme akoma me mire.”

“Edhe Eriksen duhet te behet me i keq, kemi nevoje per shume assiste dhe gola. Tani eshte futur mire, e kemi sjelle ne kushtet e tij me te mira. Jam i lumtur per proven e te gjitehve, por e gjej difektoze qe nuk i mbyllim ndeshjet si ndaj Napolit. Nese peson nje gol ne goditje denimi apo kendi sot shkoje ne shtepi me nje 2-2 dhe do ishim duke mjekuar plaget.

Cfare te ka bere qe te ndryshosh mendim per shanset e Interit? Edhe fakti qe Juventusi ka bere hapa prapa? Apo qe Lazio eshte ende ne gare?

“Kush eshte para ka me shume mundesi per te bere gabime. Juventusi dhe Lazio mund te bejne dicka te mrekullueshme, patjeter. Juventusi ek a treguar se ka qene superiore keto vite, por tani eshte e veshtire te parashikohet e ardhmja.”

“Ata jane favorite, prandaj presioni eshte tek ata. Edhe Lazio eshte mire per te luftuar deri ne fund. Une dua qe ne te jemi aty, ne gare, per ti ‘care derrasat’ te gjitheve e per ti cmendur deri ne fund. Do ta provojme.”

I ke bombarduar djemte e tu?

“Duhet te ndertojme kete mentalitetin fitues nese duam te arrijme dicka te rendesishme. Nuk duhet te qe te genjejme veten.”

“Me vjen keq per Kupen e Italise, por tani duhet ti japim jete ketij kampionati. Nuk duhet te kthejme koken pas, dua te jemi bashkarisht ne kete gare. Nuk duam te leshojme asnje centimeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.