Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 1, 2020

Scroll to top

Top

820 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E NDESHJES – Me i miri i ndeshjes Eriksen. Nderkohe De Vrij dobet bashke me Moses. Barella super!

NOTAT E NDESHJES – Me i miri i ndeshjes Eriksen. Nderkohe De Vrij dobet bashke me Moses. Barella super!
Inter Club Staff

Interi arrin te fitoje 3 pike te cmuara ne ndeshjen e prapambetur ndaj Sampdorias qe u luajt sot ne San Siro me golat e Lukaku dhe Lautaro. Nje rikthim keshtu ne LuLa Land. 

Nderkohe, keto jane notat e djemve te Contes pas paraqitjes se sotme:

HANDANOVIC 6 – Nje shpetim i vetem gjate 90 minutave ne goditjen qe beri Leris. Sepse ne ate ndaj Thorsby, qe do te kishte qene nje mrekulli, ai nuk e kap dot ate top.

Per sa i perket te tjerave, ai i transmeton djemve te tij qetesi ne repartin e mbrojtjes. Sidomos ne pjesen e dyte. Nje ndeshje pa shume pune per te.

SKRINIAR 6 – Eshte mire, ka bere hapa perpara ne krahasim me Napolin dhe merr me shume pjese ne manovren sulmuese.

Jo me kot avantazhi i Interit lind nga nje nisje e tij e gjate per Latuaron dhe ne te djathte ai shtyn me mire se ne te majte sepse nderton ne menyre te rendesishme.

Mbrapa mjaftojne disa shtyrje me shpatull per te anulluar La Gumina dhe per te dominuar zonen edhe pse ne pjesen e dyte veshtiresohet puna e tij.

DE VRIJ 5,5 – Nuk i takon te punoje shume. Por eshte me klasiku nga mbrojesat sepse behet i keq atehere kur duhet.

Kur Sampdoria tenton te fuse hundet perpara, ai ka detyren e veshtire per te mbajtur pozicionin dhe per te pastruar topat.

Por vihet re se nuk eshte ne naten e tij me te mire dhe kjo gje kuptohet kur ne zone humbet Colley qe ne korne hap ndeshjen.

BASTONI 6,5 – Si qendror i mbrojtjes ne nje lojtar krahu ne mbeshtetje te Young. Tashme i vjen ne menyre natyrale kjo levizje.

Bereszynski dhe Thorsby jane nje pune e lehte per te sepse asnjehere ai nuk i humb ata. Por ashtu si ndodh shpesh, ai vuan pak ne fazen e sulmit. Gjithesesi, ne mbrojtje sot ka qene perfekt.

CANDREVA 6,5 – Ai tashme eshte gjithmone i shoqeruar nga deshira e tij per te sterbere, por ka meriten qe ka qene nje nga me aktivet ne fushen e lojes.

Ka bere disa gabime te vogla, por ka pasur disa iniciativa te mira dhe kur i dha ate assist te mrekullueshem Lautaros, beri dicka teper te mire.

Nese do te bente nje frymemarrje te thelle perpara se te merrte vendime ne fushe, mbase do e ndihmonte shume.

NGA MINUTA E 74′ VICTOR MOSES ME NOTEN 5,5 – Ne nje pike te ndeshjes ai mund te kishte bere shume me mire, por fillon dhe gabon gjithcka: gjuan kur nuk duhet, kroson kur nuk duhet, pason keq.

Duhet te jete nje vlere e shtuar per aq i fresket sa eshte, por duket jashte mekanizmave.

BARELLA 6,5 – I spostuar si mediano per te ndihmuar Eriksen, nuk e vuan aspak ndryshimin e partnerit edhe pse ndermjet Brozovic dhe Gagliardini ka nje diference te madhe jo vetem estetike.

I takon talentit sard qe te distribuoje topat ne mesfushe dhe e ben kete pune mjaft mire. Nderkohe, nuk e ka problem as te luaje sa majtas apo djathas. I pazevendesueshem per Interin.

GAGLIARDINI 6 – Lexon emrin e tij dhe mendon per kundershtarin: e pamundur te mos shkoje mendja tek goli. Skuadrat nga Genova jane gjithmone fatndjellese per Gaglian.

Por kesaj radhe nuk ja del te shenoje, dhe por luan ne menyre mesatare duke bere qe Interi te mos e ndjeje shume mungesen e Brozovic.

I ben disa nderhyrje, pasime te sakta, por e mbron zonen e tij me kompaktesi.

YOUNG 6 – Tashme ne krahun e majte ai eshte nje titullar i padiskutueshem dhe gezon nje inteligjente taktike si pak lojtare ne rolin e tij.

Nuk forcon kurre doren ne levizje te pallogaritura mire dhe perdor hapsiren kur e ka. Nderkohe, e ngre gjithmone koken per te pare shoket e nuk eshte aspak keq per skuadren kjo gje. Bie pak ne fund te ndeshjes.

NGA MINUTA 73 CRISTIANO BIRAGHI ME NOTEN 6 – Ne nje moment presioni te madh te Sampdorias, ai ben punen e tij duke mbyllur korsine e duke ndihmuar ne sulm.

ERIKSEN 7 – Magjistar Christian. U duk sikur po luante ne kopeshtin e shtepise se tij per menyren se si leviz dhe trajton topin.

Assisti me sponde per Lukaku dukej nje budallallik per menyren e ekzekutimit por ne te vertete eshte nje mrekulli per syte. Per sa i perket te tjerave, ai e di shume mire cfare ben ne fushe ne cdo moment.

NGA MINUTA E 79 BORJA VALERO ME NOTEN 6 – Ai ndihmon ne mbajtjen e topit kur futet. Nuk gabon dhe ndihmon shoket ne mbajtjen e rezultatit.

MARTINEZ 6,5 – Nje pjese e pare per duartrokitje, sepse pertej golit ai beri edhe disa pasime shume te mira (sidomos ate per Lukaku).

Iniciativa te mira, shume levizje dhe prezente mentale ne fushe. Me pak reaktiv ne pjesen e dyte kur merr me pak topa, por ka rritje ne lojen e tij.

NGA MINUTA E 82′ ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – Shpresonte se do te kishte me shume minutazh dhe e kupton qe ne menyren si futet ne loje. Ai ka shume deshire per te treguar vlerat e tij. E mban shume topin, lexon keq disa situata por eshte i vlefshem per te ruajtur rezultatin.

LUKAKU 6 – Goli dhe vertikalizimi per Candrevan qe vlen 2-0 jane lojra prej Play Station qe ai mund ta kete praktikuar shume keto kohe. Cfare lojtari! Por eshte e dukshme qe nga ana e gjendjes fizike eshte pak prapa.

Vuan ndaj Colley dhe mbi te gjitha ben disa gabime perpara portes qe ne raste te tjera mund te sjellin jo pak deme per Interin. Eshte ende pak i ngurte ne levizje.

TRANJERI CONTE 6,5 – Skuadra e tij e nis menjehere mire duke luajtur shume mire futboll me disa vertikalizime te shpejta dhe duke mbajtur topin ne menyre dominuese.

Golat jane himni i kualitetit dhe thjeshtesise. Mund te jete i kenaqur nga te gjithe ata qe ishin ne fushe edhe pse pas nje ore loje ne skene u shfaq Sampdoria nga asgjeja dhe vuri ne rrezik rezultatin.

Duhet te punoje me shume me anen mentale te lojtareve. Duhet punuar fort per menyren se si Interi nuk duhet te pesoje keto gola me nje thjeshtesi te tille.

SAMPDORIA: Audero 5,5, Bereszynski 5,5, Colley 6, Yoshida 6, Murru 5, Thorsby 6, Linetty 6 (dall’81’ Askildson 5,5), Bertolacci 5,5 (dall’81’ Viera 5) Jankto 5,5 (dal 69′ Leris 5,5), Ramirez 5,5 (dal 69′ Depaoli 5,5), La Gumina 6 (dal 76′ Bonazzoli 6). All. Ranieri 6

ARBITRI: MARIANI 6 – ASSISTENTI: Colarosi 6 – Di Iorio 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.