Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte justifikon gjithcka: “Me duket se po e harroni qe kjo jave ka nisur…”

Conte justifikon gjithcka: “Me duket se po e harroni qe kjo jave ka nisur…”
Inter Club Staff

Nuk eshte natyrisht rezultati qe Antonio Conte priste nga djemte e tij. 

Kjo per faktin se Interi dominoi ne pjesen me te madhe te ndeshjes, duke ju afruar shpesh here edhe golit.

Por zikalterit nuk kane shkuar dot me shume se sa nje 0-0 ne Kiev kunder Shakhtar Donetsk, duke komplikuar keshtu edhe kalimin ne fazen tjeter.

Per Sky Sport, ne fund te ndeshjes, keto kane qene fjalet e Contes:

NDJESI POZITIVE – “Kjo ndeshje me jep ndjesi pozitive. Skuadra ka luajtur me intensitetin e duhur dhe me kemben e nje skuadre te madhe.”

“Kemi bere ne ndeshjen qe nga fillimi i lojes dhe nuk ka pasur shume histori.”

“Nuk kemi pasur fat, kemi krijuar shume dhe nuk kemi arritur te shenojme dot. Kemi krijuar edhe pse kishim shume probleme me presingun e tyre.”

RRUGA E DUHUR ESHTE KJO – “Me vjen keq, sepse ishte nje ndeshje te cilen ne merituam ta fitonim.”

“Por na le ndjesine se kjo eshte rruga e duhur. Duam te luajme ndeshjen tone ne cdo fushe, duke mos menduar per kundershtarin aspak.”

“Kemi nje vit qe punojme, kjo skuader ka arritur te fitoje besim ne vetvete dhe te njohe me mire veten e saj.”

“Mbrojme dhe sulmojme, jemi ne cdo zone te fushes. Ndonjehere ti kur vjen ketu, shpreson ti kapesh ne kundersulm sepse ata luajne para. Por sot ndodhi e kunderta.”

“Eshte ndeshja e dyte radhazi qe nuk pesojme gol dhe nuk rrezikojme asgje. Duhet te fitonim ama.”

CIKLI DHE MUNGESAT – “Me duket se po e harroni se kjo eshte ndeshja e katert ne 10 dite: e kemi nisur kete cikel me 6 lojtare pozitiv me Covid19 dhe me dy demtime si ato te Sanchez dhe Sensi.”

“Por ne po ja dalim te mbajme koken lart, kjo fale skuadres dhe stafit. Duhet te mendojme per Parmen dhe me pas do te pergatisim ndeshjen ne Champions.”

“Une e kam pare ndeshjen e Shakhtar me Real: ndeshje mbrojtese dhe pastaj kundersulme.”

“Atyre i kane bere tre gola dhe kane fituar ndersa neve me te njejten menyre loje nuk na kane bere asnje dhe kane rrezikuar te pesojne.”

“Jam i lumtur per faktin qe duke pare karakteristikat e tyre, ne jemi treguar shume te zotet duke krijuar shume e duke mos pesuar asgje.”

“Por do te punojme me shume ne sulm. Shpresoj qe punen tone ta tregojne rezultatet ne vazhdim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.