Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,212 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi e ndjek nga afer dhe lumturohet: vjen nje lajm tjeter i mire per Karamoh nga Franca!

Interi e ndjek nga afer dhe lumturohet: vjen nje lajm tjeter i mire per Karamoh nga Franca!
Inter Club Staff

Interi po e ndjek pothuajse ne cdo ndeshje me kujdes dhe po lumturohet jo pak nga ai. 

Po flasim per Yann Karamoh qe pothuajse po shkelqen sa here i jepet mundesia.

Francezi eshte paguar 5 milione euro plus bonuse nga Interi, po gjen vazhdueshmeri tek skuadra e Bordeaux dhe rendimenti i tij eshte gjithmone e me i mire ndeshje pas ndeshje.

Kete gje e tregojne 90 minutat e luajtura nga ai ne ndeshjen e veshtire ndaj Lyon, e barazuar nga Bordeaux 1-1 me Karamoh qe eshte zgjedhur si lojtari me i mire ne fushe per skuadren e tij.

Nje paraqitje shume e mire ajo e interistit i cili eshte ne nje huazim te thjeshte ne France dhe qe vlera e kartonit te tij po rritet ndeshje pas ndeshje.

Karamoh ka marre nje note 7,4 ne kete ndeshje duke u shpallur me i miri i skuadres se tij dhe eshte mundur nga skuadra e Lyon vetem nga Aouar, talenti francez por Karamoh ka lene pas tij talenta kristaline si Depay (6,9) dhe Fekir (6,9).

Keshtu Interi ne kete moment po e mendon seriozisht rikthimin e francezit ne Milano ku pritet ti jepet nje shans i vertete ne skuadren e pare.

Nese do te krijohet ndonje mundesi per shitje per nje shifer te larte, Interi mund edhe te pranonte por vetem ne rast se ne ate kontrate do te perfshihej nje e drejte riblerje ne favor te zikalterve.

Por Ausilio dhe bashkepunetoret e tij ne kete moment po mendojne qe talentin ta rikthejne ne Milano per ti dhene shansin qe meriton.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.