Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

348 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte ka marre nje vendim per lojtaret nga Amerika Latine? “Tekniku ka marre nje vendim drastik”

Conte ka marre nje vendim per lojtaret nga Amerika Latine? “Tekniku ka marre nje vendim drastik”
Inter Club Staff

Corriere dello Sport ka shkruar dicka shume te rendesishme sot ne faqet e saj per sa i perket Antonio Contes.

Sipas te perditshmes italiane, tekniku italian ka ndermarre nje vendim te rende ne dukje per te ardhmen e zikalterve.

Sipas tyre, Conte eshte totalisht kunder qe Interi te vazhdoje te bleje lojtare nga kontinenti i Amerikes Latine.

Ja cfare shkruan Corriere: “Internazionale po, por pa marre me asnje lojtar nga Amerika Latine ne te ardhmen.”

“Me Godin dhe Sanchez qe po largohen, me Vecinon qe mbetet ne merkato dhe Lautaro Martinez ne krye te deshirave te Barcelones.”

“Duket se i gjithi blloku amerikanolatin po largohet nga Interi dhe ky eksod i tyre ka shtyre Conten te mendoje se ata nuk jane per skemat e tij.”

“Vullneti i Contes duket se eshte qe te italianizoje sa me shume Interin sepse ai mendon se kjo eshte rruga me e mire drejt suksesit.”

“Pastaj, eshte edhe i mendimit se lojtaret nga amerika latine kane shpesh ‘dhimbje barku’ per sa i takon rroges, kontratave apo largimit.”

“Nuk eshte i larget kujtimi i Mauro Icardit dhe tani pothuajse e njejta histori po perseritet me Lautaro Martinez. Prandaj Conte ka thene kurre me.”

“Nga Sensi tek Barella e deri tek Bastoni pa harruar idene Tonali: Interi i se ardhmes do te jete nje Inter i kalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.