Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

571 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Mbrojtja me tre? Po punojme fort. Steven Zhang mendon vetem per te miren e Interit dhe per te ardhmen e saj.”

Conte: “Mbrojtja me tre? Po punojme fort. Steven Zhang mendon vetem per te miren e Interit dhe per te ardhmen e saj.”
Inter Club Staff

“Hera e pare qe kam ardhur ne Kine ka qene me Juventusin kur kam luajtur Superkupen. Pastaj jam rikthyer me Chelsean dhe me pas kjo eshte hera e trete. Jam ndjere mire ketu. Pasioni juaj per futbollin ndihet gjithandej dhe kjo gje i ben vetem mire Interit.”

“Nxehte? Me kujtohet qe ne Pekin bente me shume nxehte por tashme jemi mesuar. Ketu jemi ndjere mire. Jemi stervitur ne fushat e Jiangsu.”

Keto kane qene fjalet e para per televizionin PPTV ne Kine te Antonio Contes qe ka dhene nje interviste te gjate te cilen mund ta lexoni ne shqip nga Inter Club Albania si me poshte e ku ai ka prekur shume tema te ndryshme:

Surpriza e sezonit te ardhshem?

“Shpresoj shume qe Interi te jete surpriza sepse do te thote se nese Interi eshte surpriza ne kemi punuar mire te gjithe. Duhet te jem i ndershem, dua te thur elozhe per kete grup djemsh qe kam. Po punojne ne menyre te rendesishme pa marre fryme nje moment. Kane nje disponibilitet teper te madh dhe kjo eshte baza per te ndertuar dicka te rendesishme ne te ardhmen. Por do te citoj per ju tre te rinj qe me kane bere shume pershtypje: Esposito, Pirola dhe Agoume. Djem 17 vjecar por qe shoh per ta nje te ardhme plot me prespektive.”

Champions League, si e shihni sezonin e ardhshem?

“Eshte kompeticioni me i rendesishem. E di shume mire qe perballesh me skuadrat me te forta ne Europe. Duhet te jemi gati per cdo short. Ne te njejten kohe duhet qe skuadrat e tjera te kene frike nga Interi e jo e kunderta.”

Mbrojtja me tre, kjo do te jete mbrojtja e Interit apo jo?

“E kemi nisur rrugetimin tone me kete ide dhe po punojme per kete ide. Mendoj se tranjeri duhet ta aplikoje modulin ne baze te karakteristikave te lojtareve. Mendoj se te luash me nje mbrojtje me tre apo kater ne momente te caktuara te lojes nuk ka rendesi. Rendesi ka sjellja ne fushe. Sa agresiv je. Po punojme shume mire ne kete drejtim dhe shoh permiresime.”

Steven Zhang, cfare mendoni per te? 

“Pronaret tane jane vizionare te medhenj. Kjo eshte shume pozitive. Kane investuar shume tek Interi sepse mendojne se eshte skuadra e duhur per te bere dicka te madhe ne futboll e jo vetem ne rang europian por edhe boteror. Shikoj tek presidenti nje figure te re, shume te hapur per te ndertuar dicka te rendesishme dhe qe do te zgjase per shume vite per Interin.”

Kater nga skuadrat e medha te kampionatit italian kane nderruar tranjer: si e shikon kete gje?

“Kur nderron tranjer sjell dicka te re ne skuader, pra nje metode te re dhe nje vizion te ri. Do te jete interesante te shohim se si tranjeret e ri do te luajne me skuadrat e reja dhe se si do te transmetojne idete e tyre. E rendesishme eshte te punojme fort.”

Eksperienca tek Chelsea dhe si tranjer i Italise, mendon se do te ndihmoje kete sezon?

“Kane qene dy eksperienca shume te bukura, te jesh tranjer i kombetares tende eshte me te vertete dicka unike ne jete dhe qe te ben te provosh emocione te papara. Pastaj aventura angleze me ka bere nje tranjer me te mire dhe me ka sprovuar shume. Ndihem me i kompletuar se me pare.”

Po lojtaret italian ne skuader, ndonje fjale per ta?

“Ka pasur nje nderrim gjenerate ne kombetare. Mancini po ben nje pune shume te mire dhe ne tek Interi kemi disa italiane qe duhet me patjeter te luajne gjithmone me kombetaren e tyre. Do te kerkoj ti ndihmoj qe te grumbullohen nga Mancini. Me siguri Kombetarja ka bere progres te madh, ka entuziazem tani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.