Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Merkato, kemi qene te qarte me ju. Kjo eshte gjendja e Sanchez per neser. Icardi? Le te mendojme per protagonistet.”

Conte: “Merkato, kemi qene te qarte me ju. Kjo eshte gjendja e Sanchez per neser. Icardi? Le te mendojme per protagonistet.”
Inter Club Staff

Java e dyte e kampionatit dhe konferenca e dyte e prag-ndeshjes per Antonio Conten qe pas fitores ndaj Lecces do te drejtoje keshtu Interin ne fushen e veshtire te Cagliarit.

Tekniku zikalter i eshte pergjigjur sot pyetjeve te gazerave prezent dhe konferenca eshte perkthyer e gjitha ne shqip nga stafi i Inter Club Albania. Keto kane qene fjalet e Antonio Contes.

Interi e ka nisur ne nje menyre pozitive, neser perballe do te jete nje Cagliari qe do te doje me patjeter pike.

“Nje fushe e veshtire, e forte, Cagliari eshte nje skuader e mire dhe sigurisht qe do te kene deshire per nje fitore pas atij hapi fals me Brescian. Duhet te bejme kujdes dhe duhet te jemi gati per nje ndeshje te forte.”

Cfare jep me shume Sanchez per Interin? A do te jete me skuadren ne Cagliari?

“Shpresoj per te paren te pergjigjem pak me vone, pasi djaloshi te jete integruar ne realitetin e ri totalisht dhe sigurisht te gjithe e dime se cfare ai eshte i afte te beje.”

“Eshte shume i zoti ne finalizim dhe qe te jape assist per shoket, nje lojtar teper i rendesishem qe ne dy sezonet e fundit thjesht nuk ka bere mire me United. Vjen me entuziazem ne Serie A. Ne Cagliari do te jete me ne, po.”

Entuziazmi mund te jete nje problem apo nje shtyse?

“Entuziazmi duhet menaxhuar. Duhet te punojme mire, te vazhdojme perpara. Kemi pasur nje nisje te mire dhe une i kam thene djemve se ku duhet te permiresohemi. Duhet te vazhdojme te punojme duke e ditur shume mire se cdo hap qe hedhim do te peshoje tek e ardhmja jone.”

Ne cfare pike eshte Barella dhe cfare ndeshje pret neser pas veshtiresive sezonin e shkuar?

“Pres nje ndeshje shume te forte, Cagliari ka bere dhe nje merkato shume te mire dhe ka nje tranjer shume te mire gjithashtu.”

“E dime qe jane hapa keto per tu bere dhe qe duhet te perballesh ne menyren e duhur. Ndeshje pas ndeshje do i kemi gjerat me te qarta. Nicolo po punon shume, po futet dalengadale ne idene tone te futbollit.”

“Eshte pozitive kjo dhe jam i lumtur per blerjen e tij. Kur je tek Interi e di qe ke kompeticion per nje vend titullari. Dua te jete nje kompeticion pozitiv ama, qe te jene shoke por te luftojne per nej vend titullari cdo jave.”

“Pasi te filloje edhe Champions League do te kete shume ndeshje per te gjithe dhe shume pak vend per gabime gjithashtu.”

Sa e rendesishme eshte te kesh ne skuader disa italiane qe zbresin ne fushe jave pas jave?

“Eshte e rendesishme qe te kesh nje grup te forte, nese jane italiane eshte akoma me mire pastajk se te gjithe zemren e kemi tek kombetarja jone. Eshte e rendesishme qe te bejme nje pune te perditshme te forte. Duhet te kemi nje baze te mire lojtaresh italiane.”

Pret nje Nainggolan me te motivuar? Si mendon ta limitosh deshiren e tij per te bere mire ndeshjen e neserme? Ke vendosur te lesh dike ne shtepi per shkak te gjendjes fizike jo te mire si puna e Biraghi?

“Kemi vendosur qe te dergojme Biraghin ne nje gjendje fizike optimale. Ka ardhur vone, e kam provuar dhe duhet te punoje fort per te ardhur ne nje nivel me te tjeret. Do te rrije ne Appiano per te punuar.”

“Per sa i perket Radjas kam respekt te madh per te, eshte nje lojtar shume i mire. Doja ta merja tek Chelsea vitin e pare. E dini shume mire cfare vendimesh jane marre kete vit por asnje meri. Do e takoj dhe pershendes me kenaqesi te madhe.”

Mungon ne skuader nje sulmues qe te beje zevendes-Lukaku?

“Per merkaton preferoj qe te flas me klubin ne zyrat e duhura dhe jo ketu. Skuadra ne dispozicion eshte kjo qe shikoni dhe jemi te lumtur qe te bejme dicka te rendesishme me kete skuader. Pastaj mendoj qe Marotta ka qene shume i qarte kur ka thene se merkato jone eshte mbyllur. Une jam i lumtur.”

Dje ka ardhur lajmi per padine kunder Interit nga ana e Icardit. Klubi te ka treguar ndonje linje se cfare duhet te besh nese Icardi do te qendroje?

“Une di te them qe Interi ka bere gjithcka ne menyren me korrekte te mundshme me Icardin. Ka plote 8 muaj qe flitet per kete histori dhe une ne kete histori nuk kam ndermendt te futem.”

“Duhet te jemi totalisht te perqendruar tek ky sezon dhe portagonistet e ketij sezoni. Jo tek te tjeret. Shikoj nderkohe qe protagonistet tuaj jane te tjere dhe jo ata qe do te luajne kete sezon qe sapo ka filluar.”

Ti i vendos takimet e lojtareve jashte fushes?

“Jo, aspak. Drekat dhe darkat e lojtareve i vendosin vete ata. Une jam i lumtur kur i shoh bashke, tregon se me njeri-tjetrin shkojne mire.”

“Dua qe te sterviten mire dhe te shkojne mire. Kane deshire te frekuentohen me njeri tjetrin? Kjo eshte dicka shume pozitive. E rendesishme te mos ktehehen vone ne shtepi (qesh).”

Ajo qe i ka ndodhur dje Interit mde Icardin a mund te shqetesoje grupin?

“Vazhdoj ta them se nuk shqeteson aspak skuadren, sepse cdo gje qe kemi bere e kemi bere ne menyren e duhur dhe do te vazhdojme ta bejme keshtu.”

“Ne jemi te perqendruar shume tek puna dhe menyren se si ta aplikojme ate ne fushe. E kuptoj qe doni te beni te famshme disa situata, por ne duhet te jemi te perqendruar tek fusha dhe kete gje po e bejme me kujdes.”

Politano qendron tek Interi? Si jane Godin dhe De Vrij?

“Drejtori ka qene shume i qarte, ka thene se merkato eshte e mbyllur. Por nese largohet dikush, atehere do te vije edhe dikush.”

“Por askush nga lojtaret nuk me ka treguar qe eshte i pakenaqur ne skuader. Mungojne edhe dy dite nga mbyllja e merkatos dhe une jam i lumtur me Matteon.”

“E di ai cfare mendoj per ate une. E konsideroj te rendesishem. Godin eshte rikthyer te marten dhe do jete ne pankine, ka nevoje te rikthehet ne formen e tij me te mire duke luajtur. De Vrij pastaj te shohim…”

Sensi eshte nje shembull se si ne nje merkato te bere mire mund te zbulosh djem te talentuar qe menjehere nga provinca mund te shkelqejne tek Interi?

“Duhet bere gjithmone nje merkato e menduar mire, sepse duhet te gjesh lojtare qe jane dakord me idene e tranjerit. Shume klube te tjera blejne lojtare larg ideve te tranjerit. Do te thote te mos jesh i qarte ne ato qe ben.”

“Ne kemi qene te qarte qe ne momentin e pare. Kemi marre lojtare nga Cagliari, nga Hertha, nga Sassuolo. Pastaj kemi afruar mundesi qe na ofroi merkato si Lukaku apo Sanchez apo si Godin.”

“E rendesishme eshte te kemi nje ide dhe ta ndjekim me kujdes pa u kapur prej veshi nga entuziazmi. Lojtari duhet te vije dhe te pershtatet me kauzen, ndryshe humbet rruges.”

Lazaro ne cfare gjendje eshte? Do e shohim ne fushe tani shpejt?

“Ka pasur nje problem ne kofshe dhe eshte stervitur pak dite me ne per shkak te demtimit. Kjo e ka ngadalesuar procesin e integrimit ne idete tona te futbollit.”

“Vjen nga Bundesliga, me perpara luante ne Austri. Por ka cilesi shume te rendesishme, cilesi per te cilat ne e kerkuam. Tani duhet te gjejme kohen e duhur per ta perfshire ne kauzen tone.”

Lautaro a mund te jete nje alternative per Lukaku si sulmues i pare?

“Lautaro mund te jete nje sulmues i pare dhe i dyte, eshte nje djalosh qe eshte vetem 22 vjec dhe sigurisht qe rritet cdo dite. Tani i takon atij te punoje shume sic po e ben dhe ka nje prespektive te rendesishme perpara. Ne kemi nevoje per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.