Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Kemi krijuar loje. Alvarez i shkelqyer, Guarin permiresohet dhe Cambiasso eshte kthyer. Thohir? Flet me Morattin

Mazzarri: “Kemi krijuar loje. Alvarez i shkelqyer, Guarin permiresohet dhe Cambiasso eshte kthyer. Thohir? Flet me Morattin
Xhorxh Gellci

Interi kalon ne Udinese me rezultatin 3-0, pas nje paraqitjeje me te vertete bindese. Dhe kete here nuk eshte arritur nga kundershtari pasi ka kaluar ne avantazh. Walter Mazzarri, ne mikrofonat e SKY thote: “Sot kemi bere nje nga ndeshjet me te mira, edhe duke konsideruar qe kishim nje kundershtar te forte. Edhe me Fiorentinen dhe Juventus kemi bere paraqitje te mira, sot donim te benim ne lojen sikur te ishim duke luajtur ne shtepi: dhe kjo eshte ajo qe u kerkoj te mijve, pa patur kushte. Por duhet te permiresohemi akoma ne menaxhimin e topit kur kalojme ne avantazh, sepse kur luajme mire bejme disa veprime qe nuk me pelqejne.

Me Alvarez ne kete rol ke gjetur me ne fund zgjidhjen me te mire? Dhe si e vlereson Guarin? “Fredy ka kualitet te pabesueshem,ai e di qe duhet ta mbaje spinen e vendosur per 90 minuta. Ndonjehere humbet topin, duhet te permiresohet: me te po punoj per perqendrimin. Per pjesen tjeter, them se duhet te jemi me cinike, edhe pse sot ishte pak terreni i rreshkitshem. Por ne krahasim me ndeshjen me Atalanten, sot kisha kerkuar pikerisht kete: nese dilnim ne sulm, duhet te sulmonim te gjithe, dhe e kemi bere shume mire.

Po Cambiasso? “Duket qe eshte nje lojtar i madh, eshte gjithmone ne vendin e duhur ne momentin e duhur. Eshte shume mire fizikisht, tani eshte kthyer te jete ai i koheve te Mourinhos. Eshte shume i rendesishem kur jemi pak te zbuluar, eshte me te vertet i madh.

Thohir ka folur per prioritet per lojtaret e krahut: keni folur bashke per kete ceshtje? “Kam patur nje kontakt ku me ka thene se ka respekt per mua dhe me vlereson, por per argumentat e merkatos kam folur vetem me presidentin dhe Branca-n dhe Ausilion. Nese do me pyese, do bej ate qe kam bere deri tani me te gjithe. Ashtu sikurse eshte ne kontakt me Morattin, e di qe flasin shpesh, ndoshta kane folur edhe per keto ceshtje. Eshte normale qe te flasin mes tyre, edhe per ate qe mendoj une. Tani ne krahe po shkojme shume mire, pastaj eshte e qarte qe gjithmone mund te permiresohemi. Ndonje lojtar ka pak vend dhe mund te largohet per te luajtur me shume. Ne Janar do i diskutojme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.