Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,394 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Juventusi te thote te verteten dhe te me respektoje: nuk dua fare…”

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Juventusi te thote te verteten dhe te me respektoje: nuk dua fare…”
Inter Club Staff

Antonio Conte eshte prezantuar per mikrofonat e RAI ne fund te ndeshjes dhe keto kane qene fjalet e tij.

“Sipas meje duhet te konkretizonim disa situata qe ishin krijuar dhe keshtu te vjen keq sepse ne 180 minuta kemi pare dy skuadra qe kane luftuar deri ne fund.”

“Kemi paguar sot ato dhurata qe kemi bere ne mndeshje ne pare. Deri ne fund kemi kerkuar te shenojme, por e dinim qe do te ishte e veshtire.”

“Me vjen keq, sepse keto ndeshje luhen ne 180 minuta. Kemi provuar ta kthejme menjehere, por nuk ja dolem dot.”

“Duhet te mesojme nga keto gabime dhe ta nisim nga e para perseri.”

Disa burime nga Juventusi flasin per nje sherr ne fund te ndeshjes me tribunen.

“Duhet te thone te verteten dhe pike, arbitri i katert pa gjithcka cfare ndodhi gjate gjithe ndeshjes, duhet te jene me te edukuar.”

“Nuk dua te them asgje tjeter, duhet te kete me sportivitet dhe respekt kundrejt atyre qe punojne.”

Lukaku shume ne hije sot.

“Ishte nje ndeshje e veshtire, luanim kunder Juventusit qe ka lojtare shume te mire.”

“Romelu nuk eshte pare ne 100% te formes por sot ka dhene maksimumin, mund te permiresohet me shume.”

“Ka disa momente kur eshte ne forme dhe disa te tjere jo. Per ne eshte nje lojtar shume i rendesishem.”

A prisnit me shume nga Eriksen?

“Christian ka bere punen e tij, donim te luanim me dy play sot dhe zgjodhem ate me Brozovic. Kemi vene ne veshtiresi Juventusin, kemi bere ne ndeshjen. Jam i lumtur per ate qe ka dhene ne fushe.”

Jashte kupave tashme perqendroheni vetem te kampionati dhe fitimi i tij?

“Do te kerkojme qe te shikojme lart, sepse edhe ne Champions kemi provuar por nuk ja dolem dot.”

“Ne kete Kupe Italie po dalim ne gjysmefinale si sezonin e shkuar, por duhet te provojme qe te ecim me lart nga sa kemi shkuar.”

“Kemi nisur kete rruge, mesohet nga gabimet dhe duhet punuar fort. Por Interi ka fituar perseri besueshmeri, i fut friken kundershtareve, sot i ka futur friken edhe Juventusit.”

A mungoi Lautaro per Interin sot?

“Te mos harrojme se luanim kunder nje skuadre e rendesishme, te vish ketu dhe te besh ndeshjen nuk e ben dot cdo skuader si ne.”

“Eleminimi djeg por sot nuk jam i penduar per asgje. Pastaj sulmuesit duhet te shenojne, kane pasur rastet per ta bere kete gje, por ne duhet te benim me mire.”

“Kur flas per nje rrugetim rritje, flas per te gjithe. Lautaro eshte 22 vjec dhe po luan titullar tek Interi.”

“Ka perpara nje te ardhme te rendesishme por eshte akoma ne fillim te gjithckaje. Nuk mund te mendojme se ai do i zgjidhe i vete ndeshjet.”

“Ose fitojme si skuader, ose nuk shkojme asgjekundi. Jane gjera qe ndodhin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.